Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2025, 11:23

Garancia Rinore/ Gonxhja: 63,5 milionë euro për punësimin dhe arsimin e 60 mijë të rinjve!

Nga Edel Strazimiri

Garancia Rinore/ Gonxhja: 63,5 milionë euro për punësimin dhe

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63.5 milionë eurosh, është miratuar si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, me qëllim mbështetjen e 60,000 të rinjve në Shqipëri.

Sipas tij ky program, i financuar nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit, do të ofrojë mundësi punësimi, formim profesional, mbështetje për arsimim dhe fuqizim institucional.

“Qëllimi kryesor i programit është që çdo i ri që është i papunë dhe jashtë sistemit arsimor apo formimit profesional (NEET) të marrë një ofertë konkrete brenda 4 muajve nga momenti i regjistrimit”, theksoi ai.

Programi po zbatohet fillimisht në tre rajone pilote, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me përfshirjen e nëntë bashkive në total dhe deri më tani janë regjistruar 1082 të rinj, nga të cilët 55% janë femra.

Sipas të dhënave zyrtare, 71% e të rinjve të përfshirë kanë marrë një ofertë punësimi, arsimi ose trajnimi, ndërsa 764 prej tyre janë integruar në tregun e punës ose në sistemin arsimor. Për vitin 2025 synohet identifikimi i 1500 të rinjve dhe referimi i 800 prej tyre në skemë.

“Deri në vitin 2030 objektivi është që 40 mijë të rinj të përfitojnë nga programi dhe të arrihet ulja e nivelit të NEET në 15%, në përputhje me mesataren e Bashkimit Europian”, tha ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat