Garancia Europiane për Fëmijët/ Rama: Rrisim financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta!
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën rajonale mbi “Përshpejtimin e Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, e cila u organizua në Tiranë me përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
Rama theksoi se ky program synon të sigurojë ofrimin e ushqimit të shëndetshëm, përmirësimin e vazhdueshëm të aksesit në shërbimin shëndetësor, kushte të përshtatshme strehimi, zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dedikuar për fëmijët, përmirësimin e kushteve sociale për fëmijët me aftësi të veçanta dhe në tërësi për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror mbi të drejtat e fëmijëve.
“Të gjitha këto janë pikat kyçe të Garancisë Europiane për Fëmijët dhe në funksion të këtyre pikave BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të Garancisë Europiane dhe për të zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve”, tha ai.
Kryeministri evidentoi se përmes këtij programi synohet ngushtimi i hendekut që është tejet shqetësues në të gjithë hapësirën europiane sidomos si rezultat i goditjes që dha pandemia e disa viteve më parë.
“Këtu natyrisht që financimi i posaçëm i BE-së lidhet me përfshirjen aktive të qeverive kombëtare në partneritet me organizata joqeveritare dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore, sociale dhe shëndetësore, si dhe me programet mbështetëse për prindërit”, tha Rama.
“Aspekti ynë i financimit por edhe organizmit dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta të cilët janë përfitues të skemave të tjera të mbështetjes. Por të cilët në këtë fazë dhe në kushtet kur mundësitë tona ekonomike dhe financiare rriten meritojnë një rritje të mbështetjes nga ana jonë”, përfundoi ai.
Sondazh

BE përgatit kundërmasat ndaj Trump - Tarifa për mallrat bujqësore, industriale dhe cigaret amerikane
Reagimi i BE-së ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur të ashtuquajturat tarifa reciproke për të gjithë partnerët tregtarë të......

Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2025/ Kuçi: Më 14 prill hapen aplikimet!
Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi bëri të ditur sot se Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2025 do të......

Propozimi i Agron Shehaj: Euro, monedhë kombëtare - Sipas tij, qytetarët humbasin 100 mln euro/vit nga kursi i këmbimit
Disa herë është propozuar që euro të jetë monedhë kombëtare e Shqipërisë, pasi rreth 60% e tregtisë kryhet me vendet e Bashkimit Europian. Propozimi më i......

Eficienca energjetike, rinovohen pallatet në Shkodër - Hapet tenderi 42,8 milionë lekë për ndërtesa shumëfamiljare
Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin me objekt rinovim me eficiencë të lartë energjie në ndërtesa shumëfamiljare në qytetin e Shkodrës.......

“Gjermania, në rrezik recesioni” - Ministri i Financave: Eksportet gjermane në SHBA do të ulen me 15%
Ministri në detyrë i Financave i Gjermanisë, Jörg Kukies paralajmëroi se tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump mund të shkaktojnë dëme serioze në......

Bien rastet e punësimit të paligjshëm - 18 procedime penale në vitin 2024, shifra më e ulët në 5 vite
Bizneset kanë rritur ndërgjegjësimin sa i takon pasojave ligjore që vijnë nga punësimi i paligjshëm i individëve. Nga të dhënat statistikore të pasqyruara......

Cilat janë shkeljet më flagrante që bëhen në kufi? - Nga kontrabanda, tek falsifikimi i dokumenteve. Rriten kontrollet
Shkeljet e bizneseve dhe individëve në pikat kufitare janë nga më të ndryshmet. Specialistët e Monitorimit të administratës doganore, përgjatë vitit 2024......

“Tarifat do të vonojnë normalizimin e politikës monetare” - BQE rendit pasojat e luftës tregtare globale dhe inflacionit të lartë
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane, Yannis Stournaras tha se inflacioni më i lartë dhe një luftë tregtare globale pas vendosjes së tarifave të Presidentit......