Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2025, 19:29

Galeria GOCAT sjell Mesdheun në Tiranë-Mane: Misioni i Fondacionit MANE, promovimi i artit dhe kulturës

Nga Diamila Leka

Galeria GOCAT sjell Mesdheun në Tiranë-Mane: Misioni i Fondacionit

“Mediterranea- Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks” është ekspozita e radhës që u hap këtë të mërkurë në Galerinë GOCAT. Përmes imazheve të marra nga agjencitë hapsinore si dhe veprave të lashta të artit “Mediterranea” rrëfen historinë e popujve dhe miteve të Mesdheut, bukurinë, të shkuarën dhe të tashmen.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm artdashës, themeluesi i Fondacionit MANE, Samir Mane, Ambasadori Italian në Shqipëri Marco Alberti si dhe Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera.

Themeluesi i Fondacionit MANE, Samir Mane në fjalën e tij në hapje vuri theksin tek misioni i Galerisë GOCAT në promovimin e artit dhe kulturës.

“Ne si fondacion kemi krijuar këtë galeri pëe të mbështëtur artin, për të mbështetur njerëz që duan të promovojnë vlerat e tyre artin ne tyre. Shpresoj që ekspozita t’ju pëlqejë, mua më pëlqeu shume në fakt natyrisht pjesa e Mediterrean, por edhe arti gjithashtu.”, tha kreu i fondacionit Mane, Samir Mane.

Sakaq, Drejtori i Insitutit Italian të Kulturës e vlerësoi këtë bashkëpunim kulturor ndërkombëtar si një mundësi për të ndarë përvoja të pasura artistike mes vendeve të Mesdheut dhe më gjerë

“Kjo ekspozitë është ideuar me qëllim prezantimin e të gjithë aspekteve që përfaqësojnë kulturën e Mesdheut, por më shumë për të evidentuar lidhjen e brendshme që kjo kulturë mbart.”

Teksa Ambasadori Italian Marco Alberti vuri theksin tek kontributi i Fondacionit MANE në zhvillimin e kulturës duke falenderuar presidentin e Fondacionit për qasjen vëmendshme ndaj artit.

“Në pjesën e fundit dua t’i shpreh falenderimet e mia presidentit të Fondacionit MANE, drejtoreshën e Galerisë GOCAT dhe Drejtorin ne Institutit Italian të kulturës.”

Para hapjes në Tiranë, “Mediterranea” ka qenë e hapur në Valencia dhe ka udhëtuar nëpër gjithë Mesdheun. Në Galerinë GOCAT ekspozita do te qendroje e hapur per publikun pa pagese deri me date 31 mars. Kryeqyteti shqiptar eshte stacioni I fundit i saj perpara kthimit ne Rome.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat