Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2025, 17:15

Future Investment Initiative, kryeministri Rama në Riad për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit

Nga SCAN TV

Future Investment Initiative, kryeministri Rama në Riad për

Riad - Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII)

Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, - që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë,  në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat