Shqipëria Postuar më 28 Janar 2026, 14:29

Fushatë ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të dhënave personale në shkolla - Komisioneri: Investimi në mbrojtjen e të dhënave është investim për të ardhmen

Nga Diamila Leka

Fushatë ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të dhënave

Në ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave, nxënës së Shkollës së Kuqë në Tiranë vizituan Zyrën e komisionerit për të mësuar më shumë mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe kujdesin në mjedisin online.

Besnik Dervishi Komisioner i Mbrojtjes së të dhënave personale

“Investimi juaj në mbrojtjen etë dhënave personale është një investim shumë i rëndësishëm. Pse janë të rëndësishme të dhënat personale? Të dhënat personale jeni vetë ju, është identiteti jonë, prandaj edhe ne përpiqemi që të ndërgjegjësohemi sa më shumë.”

Ndërkohë ligji për mbrojtjen e të dhënave personale është 100% transpozuar me legjislacionin e BE.

Pjerina Mema Drejtoreshë e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale

“Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale tanië shtë njohur gjerësisht, dhe është një ligj i parë tërësisht 100% i transpozuar me legjislacionin e BE. Edukimi i brezit të r ii kushtohet  një rëndësi e veçantë.”

Në kuadër të kësaj dite, Zyra e Komisionerit ka ndërmarrë edhe një fushatë ndërgjegjësuese në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, përmes materialeve edukative dhe posterave informues, me synim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për sigurinë e tyre në internet.

Pjerina Mema Drejtoreshë e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale

“Përsa i përket iniciativës që kemi ndërmarrë këtë vit, ka të bëjë me shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme, ku zyra e komisionerit nëpërmjet materialeve educative, ka synuar të rris ndërgjegjësimin e tyre, dhe ti bëj ata të vetëdijshëm që mbrojtja e tëdhënave personale nuk është diçka abstrakte, është diçka konkrete dhe që duet bërë çdo ditë.” 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat