Fushatë kundër informalitetit, Tatimet shpjegojnë dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar
Administrata tatimore u kërkon qytetarëve dhe tatimpaguesve të jenë bashkëpunues në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave. Me anë të një videomezhi tatimet japin shpjegimin se cfarë është një faturë e fiskalizuar dhe detyrimin ligjor për ta lëshuar dhe kërkuar atë.
Njoftim për qytetarët dhe tatimpaguesit
Dallimi midis faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit se, në zbatim të ligjit nr. 87/2019, “Për faturimin dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, janë të detyruar të lëshojnë fatura të fiskalizuara për çdo shitje mallrash apo ofrim shërbimi.
Nga ana tjetër, i sjellim në vëmendje qytetarëve se edhe ata kanë një rol të rëndësishëm në zbatimin e këtij ligji. Çdo qytetar duhet të kërkojë dhe të pajiset me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim të kryer.
Administrata Tatimore, ilustron qartë dallimin midis një fature të fiskalizuar dhe një fature jo fiskale, duke theksuar elementet që i bëjnë ato të identifikueshme.
Fatura e fiskalizuar përmban elementet e mëposhtëm:
• Numri Identifikues i veçantë i Faturës (NIVF) – një kod unik për çdo faturë të fiskalizuar, që lidh faturën me subjektin lëshues.
• Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF) – siguron identifikimin e saktë të lëshuesit.
• Kodi QR (QR Code) – i cili mund të skanohet dhe verifikohet në kohë reale përmes sistemit të Administratës Tatimore.
Këto fatura regjistrohen automatikisht në sistemin e Administratës Tatimore në momentin e lëshimit.
Fatura jo fiskale nuk përmban asnjë nga elementet e mësipërme dhe nuk garanton që transaksioni është i regjistruar, duke krijuar mundësi për shmangie tatimore.
???? Kujdes: Edhe nëse një faturë jo fiskale ngjan vizualisht me një të fiskalizuar, verifikimi i saj është i mundur përmes skanimit të kodit QR. Nëse ky kod mungon ose nuk funksionon, fatura nuk është e fiskalizuar.
Marrja e faturës është e drejtë dhe detyrim ligjor dhe një mënyrë për të siguruar që të gjitha transaksionet ekonomike të jenë transparente dhe të deklaruara.
Mosmarrja e faturës favorizon informalitetin dhe shmangien e detyrimeve tatimore, çka dëmton klimën e biznesit, ekonominë dhe interesin publik.
Për të luftuar informalitetin dhe me qëllim formalizimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, u bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të zbatojnë ligjin për lëshimin dhe pajisjen me faturë të fiskalizuar si dhe të denoncojnë rastet abuzive në kanalet zyrtare të Administratës Tatimore

A janë gati bizneset për markat europiane? - Ekspertja Laknori: Legjislacioni është harmonizuar 100% me BE
Shqipëria është në proces integrimi në BE dhe bizneset do të jenë ndër aktorët kryesorë që duhet të përshtaten me rregullat, standardet dhe konkurrencën e......

PBB zgjerohet me 3.51% në tremujorin e dytë/ Administrata, tregtia dhe turizmi stimuluan rritjen ekonomike
Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë......

Korridori i VIII energjetik - Programi qeverisës: Ndërtimi i linjës nënujore me Italinë nis brenda këtij mandati
“Ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit Shqipëri–Itali do të nisë brenda këtij mandati qeverisës”. Objektivi është parashikuar në programin e miratuar......

Shqiptarët nuk i “ndahen” euros edhe në kursime - BSH: Depozitat në paranë e gjerë, 1.43 trilionë lekë. Ato në valutë, rritjen më të madhe
Shqiptarët nuk i ndahen euros edhe kur vjen çështja te kursimet, pasi shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Sipas të dhënave......

“Kufizimet” nuk e ndalin kredinë për blerje banese/ Gushti shënon rritje për individët, huaja për bizneset vijon tkurrjen
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 900.5 miliardë lekë në Gusht të vitit 2025, me një rritje të......

“Shqipëria, lider në rajon për teknologjinë e shkencën” - Kryeministri Rama, në Kongresin e Nanoteknologjisë: Programe për sistemet digjitale
Është mbajtur në Tiranë Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, si një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja. Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi......

Projektet e hekurudhave, “kusht” për dekarbonizimin - Banka Botërore: Përfitimet ekonomike e mjedisore janë të mëdha
Hekurudha, qoftë me naftë apo elektrike, është shumë më efikase në energji dhe lëshon më pak CO₂ për pasagjer-km ose ton-km se pothuaj të gjitha format e......

A ia dinë shqiptarët vlerën pronës? - AMF: Zjarret sollën “zero” ndërgjegjësim për ta siguruar. Rënie me 1.5% të primeve
Me 128 zjarre që dogjën gati 60 mijë hektarë sipërfaqe, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme edhe në banesa, situata alarmante e kësaj vere nuk ka shërbyer......