Shqipëria Postuar më 30 Korrik 2026, 21:33

Furnizimit me energji në Durrës, Karakaçi: OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë në terren

Nga SCAN TV

Furnizimit me energji në Durrës, Karakaçi: OST dhe OSSH

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se strukturat e OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë për të rikthyer sa më parë energjinë në të gjithë zonën e prekur në Durrës. Sipas një njoftimi që ministri Enea karakaçi, postoi në rrjetet sociale situata që shkaktoi zjarri i rënë në një magazinë private mbetet e vështirë, pasi furnizimi përmes unazimeve në shumicën e zonave që mbetrën pa energji, nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë për shkak të ngarkesës së lartë në rrjet.

 

Në postimin e tij ministri Karakaçi shkruan:

Situata e krijuar nga zjarri i rënë në një objekt privat (magazinë) në afërsi të rrjetit 110 kV në Shkozet vijon të jetë e rënduar. Shërbimi zjarrfikës po vazhdon punën për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa njëra nga linjat 110 kV mbahet e stakuar si masë sigurie, me kërkesë të zjarrfikësve.

Në orën 15:40, si pasojë e zjarrit, u stakuan linjat 110 kV që furnizojnë nënstacionin e Shkozetit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Durrësit.

Brigadat e OST sh.a. ndodhen në terren dhe do të ndërhyjnë për riparimin e defektit dhe dëmeve të shkaktuara në linjën 110 kV menjëherë pas shuarjes së plotë të zjarrit.

Nga ana e #OSSH janë marrë masa të menjëhershme për furnizimin e një pjese të zonave përmes linjave alternative (unazë). Furnizimi me energji është rikthyer pjesërisht në Durrës dhe po punohet për normalizimin e plotë të situatës.

Megjithatë, situata mbetet e vështirë, pasi furnizimi përmes unazimeve nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë për shkak të ngarkesës së lartë në rrjet.

Rivënia në punë e linjave 110 kV do të bëhet sapo të jetë shuar plotësisht zjarri dhe të krijohen kushtet e nevojshme për ndërhyrjen e sigurt të ekipeve në terren.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar dhe siguron se strukturat e OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë për të rikthyer sa më parë energjinë në të gjithë zonën e prekur.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat