Shqipëria Postuar më 10 Gusht 2026, 10:40

Furnizim më cilësor me energji, ndërhyrje në Kashar - OSSH hap garën, synohet modernizimi i rrjetit elektrik

Nga Ernilda Luzi

Furnizim më cilësor me energji, ndërhyrje në Kashar - OSSH

Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e kolektorëve kabllorë dhe zëvendësimin e kabllove të tensionit të mesëm të fiderave F7 dhe F8 të Nënstacionit Kashar, në autostradën Tiranë–Durrës. Fondi limit i përllogaritur për këtë investim është 64 milionë e 483 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti shtrihet në zonën e Kasharit, nga Nënstacioni Kashar 110/20 kV, dhe përfshin një sipërfaqe prej 6.54 km².

Zona aktualisht furnizohet me energji elektrike në tension të mesëm nga fiderat ekzistues 20 kV, të cilët dalin nga Nënstacioni 110/20 kV Kashar. Investimi synon përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike përmes ndërtimit të rrjetit të ri të tensionit të mesëm 20 kV nga Nënstacioni 110/20 kV Kashar. Në kuadër të projektit parashikohet spostimi dhe zëvendësimi i kabllove të tensionit të mesëm

Ndërkohë sipas dokumentit, zona e përfshirë në projekt është pjesë e Bashkisë Tiranë dhe karakterizohet si nga ndërtime ekzistuese, të zhvilluara kryesisht para viteve ’90, ashtu edhe nga ndërtime të reja. Këta abonentë do të vijojnë të furnizohen nga i njëjti rrjet elektrik, por përmes fiderave të tensionit të mesëm të përmirësuar, pas spostimit dhe zëvendësimit të rrjetit ekzistues.

Dokumenti evidenton problematika në cilësinë e furnizimit me energji elektrike. Rrjeti shpërndarës në këtë zonë vlerësohet se është jashtë kushteve teknike, si pasojë edhe e bashkimeve të shumta të kryera gjatë një periudhe të gjatë.

Sipas projektit, rrjeti ekzistues ka nevojë për spostim dhe zëvendësim për shkak të gjendjes së tij teknike dhe nevojës për përshtatjen me kushtet e përcaktuara në normativat përkatëse. Ndërtimi i rrjetit të ri pritet të rrisë cilësinë e energjisë së shpërndarë, të ulë numrin e defekteve dhe të garantojë siguri më të madhe në shfrytëzimin e rrjetit elektrik.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat