Fuqizohet nënstacioni elektrik i Golemit - Karakaçi: Do të shtojmë investimet edhe në rrjetin e Porto Romanos dhe Spillesë

Ka përfunduar fuqizimi i nënstacionit elektrik të Golemit, i cili ka kaluar nga 31.5 megavat në 80 megavat tashmë dhe furnizon të gjithë zonën e Bregut nga Golemi e deri në pikën që kufizohet në Qerret.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ishte në Golem për të vizituar nënstacionin i cili ka pak kohë që është vënë në funksion dhe që me kapacitetet e shtuara, do i përgjigjet edhe më mirë të gjitha ndërtimeve të shumta në atë zonë.
“Ky në fakt është një nënstacion i ri, tek i cili kemi dyfishuar kapacitetin, duke i dhënë një zgjidhje pothuajse përfundimtare të 50 mijë banorëve që furnizon ky nënstacion, duke përfshirë edhe zonat turistike si Mali i Robit, Golemi, por që shkon deri në Qerret për furnizim, por ndërkohë ne nuk jemi ndalur vetëm me këtë nënstacion, pasi OSHEE ka një plan masash edhe për vitin 2026 për këtë zonë”, tha Ministri.
Ka nisur gjithashtu procesi i fuqizimit të nënstacionit të Porto Romanos, i cili do të kalojë nga 50 megavat në gati 100 megavat, ndërsa ekziston edhe një plan për fuqizimin e rrjetit të Spillesë në 20 kilovolt.
“Ne kemi patur gjatë këtyre viteve të shkuara një shqetësim për sa i përket zonës së Spillesë, të cilën vitin e shkuar dhe ne e përfundojmë gjatë kësaj periudhe, ne kemi mbyllur fazën e parë të investimit aty. Është një investim i rëndësishëm, pasi prek zonën ku ne kemi patur probleme pak më të shumta në pjesën bregdetare që kap kjo zona e Adriatikut, por OSHEE ka plan investimesh për ta vijuar në një fazë të dytë këtë investim dhe për të shkuar edhe më tej”, u shpreh Karakaçi.
Sipas Ministrit, të gjitha këto investime janë të rëndësishme jo vetëm për standardet tona, për uljen e humbjeve, por janë të rëndësishme edhe për t'i dhënë një siguri dhe një standard furnizmi shumë të mirë të gjithë banorëve të zonës.
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 208 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës në vend, në mbledhjen e zhvilluar më 30 prill 2026. Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me......
Tregtia merr pjesën më të madhe të kredive për biznesin/ Rritja u shty edhe nga turizmi dhe sektorët e shërbimeve në Mars
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen edhe në muajin mars 2026, duke konfirmuar se korporatat mbeten një nga shtysat kryesore të zgjerimit të huadhënies......
Konflikti SHBA-Iran edhe financiar / SHBA-të thonë se kanë sekuestruar gati 500 milionë dollarë kriptovaluta iraniane
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar gati 500 milionë dollarë në kriptovaluta iraniane, sipas Sekretarit të Thesarit Scott Bessent, i cili tha se operacioni......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga zvicerane rikuperon pikë!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje duke u forcuar edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot me 81.3 lekë dhe është......
Bankat, rekord ndryshimesh në kushtet e kredisë - Fluksi i ristrukturimeve, më i larti që prej 2021. Fshinë nga bilanci më pak kredi të humbura
Bankat tregtare kanë ristrukturuar një numër rekord kredish gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të publikuar......
SHBA kërkojnë ndihmë për të rihapur Hormuzin - Çmimet e naftës së papërpunuar vijojnë të rriten
SHBA-të po bëjnë presion që vendet e tjera të formojnë një koalicion ndërkombëtar për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa......
Lufta e SHBA në Iran ka kushtuar 25 mld USD - Kostoja, e barabartë me buxhetin e NASA-s për këtë vit
Lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar 25 miliardë dollarë deri më tani, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit, duke dhënë vlerësimin e parë zyrtar......
Fed nuk ndryshon normat e interesit - Powell thotë se do të qëndrojë në drejtim edhe pas përfundimit të mandatit
Rezerva Federale e SHBA-së ka mbajtur të pandryshuar normën e saj bazë të interesit për një takim të tretë radhazi, ndërsa politikëbërësit përballen me......


