Shqipëria Postuar më 19 Nëntor 2024, 14:27

Fuqizohet auditimi financiar i shoqërive tregtare - Fino: Sfidë, rritja e numrit të profesionistëve të rinj

Nga Elisabeta Dosku

Fuqizohet auditimi financiar i shoqërive tregtare - Fino: Sfidë,

Për të përmirësuar raportimin financiar të shoqërive tregtare në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare, Ministria e Financave po vijon me implementimin e Projektit “Forcimi i Cilësisë së Auditimit dhe Raportimit në Shqipëri” (SQARP), me mbështetjen e Bankës Botërore (BB), nëpërmjet financimit nga SECO, i cili parashikon përmirësimin e kornizës ligjore, profesionin e kontabilistit dhe audituesit ligjor si dhe klimën e biznesit në Shqipëri, me qëllim rritjen e cilësisë së raportimit financiar.  

Konferenca “Sfidat dhe arritjet e mbikëqyrjes publike në përmirësimin e cilësisë së auditimit dhe raportimit financiar” u fokusua në ndikimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të sigurimit të cilësisë, me qëllim sigurimin që auditimet ligjore të kryhen në një mjedis të kontrolluar, transparent dhe të kujdesshëm që i shërben interesit publik.

“Eksperienca e krijuar gjatë këtyre viteve, si edhe diskutimet me objektiv përmirësimin e cilësisë së auditimit, në forumet ndërkombëtare të rregullatorëve të auditimit na përforcojnë fokusin tonë për të ardhmen në realizimin e kontrolleve të sigurimit të cilësisë me qëllim reduktimin e gjetjeve të kontrollit të cilësisë, në veçanti në auditimin e njësive ekonomike me interes publik, dhe qëllimin për delegimin e këtij procesi, për njësitë jo me interes publik, tek organizata profesionale e audituesve ligjorë në një periudhë sa më të shpejtë. Ndërkohë, një nga sfidat, jo vetëm lokale por dhe ndërkombëtare, për të cilën synohet të jepet mbështetja e nevojshme lidhet me hyrjen në profesion. Trendi i uljes së kërkesave dhe numrit të profesionistëve të rinj në treg, tregon ndër të tjera dhe nevojën për një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij profesioni në ekonominë e vendit”, u shpreh Dritan Fino, Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtohet kërkesave për dhënien e sigurisë në raportimin e qëndrueshmërisë, të prezantuara në ligjin e ri të auditimit ligjor, si një komponent kyç i projektit, në kuadër të harmonizimit të mëtejshëm të kuadrit rregullator të vendit tonë me Direktivën e auditimit të BE-së.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat