Fuqizim dhe rikonstruksion i nënstacioneve/ OSSH investon 600 milionë lekë për linjën 35kV në Elbasan
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e linjës 35kV nënstacioni 220 kV Elbasan – Mjekës - Cerrujë – Gramsh.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky projekt do të fillojë nga nënstacioni Radio – Elbasan, Banjë – Cërrujë – Gramsh e përfundon në Mjekës – Elbasan, si dhe fuqizimi rikonstruksion në nënstacionet Gramsh, Cerrujë Banjë. Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 599 milionë e 983 mijë lekë.
Ideja dhe qëllimi i kësaj linje është edhe mundësia në perspektivë për kalimin e një qarku me nivel tensioni 110kV, duke u përshtatur me zhvillimet dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike si nga HEC ashtu edhe nga impiantet fotovoltaike në këtë zonë. Ndërtimi i kesaj linje te re do të krijoje mundësine e rritjes së kapaciteteve transmetuese dhe shpërndarese në rrjetin 35kV të OSSH në këto zona. Ky investim synon që të përshtasë rrjetin me zhvillimet në terren që lidhen me projektet e burimeve gjeneruese si në hidro edhe fotovoltaikë.
Ndërsa, nënstacionet do të rikonstruktohen dhe fuqizohen me traktve 35kV në nënstacionet Gramsh, Cerrujë, Banjë. Linja do të ndërtohet në trase te re, do të jete me dy qarqe 35kV, me shtylla 110kV.
Referuar dokumentit, ndërtimi i linjës së re 35kV dhe trakteve hyrëse- dalëse në N.Stacionet Gramsh, Cerrujë, do të bëjë të mundur rritjen e kapaciteteve transmetuese dhe ato shpërndarese me energji elektrike, të një zone të gjerë me numër të madh abonentësh familjarë dhe private, si dhe do të sigurojë mbrojtje nga problematikat e krijuara nga prodhimi i energjise elektrike nga HEC private në periudhe me reshje te shumta shiu.
Po kështu do të rritet siguria e furnizimit të energjisë elektrike me parametra, sipas kushteve teknike dhe standardeve për të gjithë konsumatorët. Njëkohësisht do të reduktohen humbjet teknike në rrjetin e tensionit të mesëm. Përfitimet nga ky investim do të jenë edhe në përmirësimin e cilësisë të shërbimit të energjisë elektrike, si në: zvogëlimin e ndërprerjeve, përmirësimin e nivelit të tensionit dhe përmirësimin e treguesve të cilësisë.

Cilat janë hapat për reduktimin e parasë Cash? Isaji: Kërkohet strategji, në Shqipëri infrastruktura bankare është gati
“Ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless” Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri Edi Rama, nga ku......

Pensionet, cilat qarqe janë më të plakura? Tirana mban rekord për numrin e pensionistëve
Numri i pensionistëve në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje kjo për shkak të plakjes së popullsisë, fenomenit të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë,......

“Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”/ Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, një rrugëtim i......

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030. Nga POS-et, te limiti i pagesave me para’ në dorë
Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë......

Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me......

Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të......

Dogana “dëgjon” biznesin/ Ftohet të vlerësojë shërbimet për t’i përmirësuar ato
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve doganore përmes një pyetësori të ri Drejtoria e Përgjithshme e......

“Monitorim me dron për hapësirat publike” Rama: Ballafaqimet do të bëhen përmes teknologjisë
Aksionit të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e mori si nismë gjatë takimeve me qytetarët gjatë kohës së fushatës elektorale. Sipas......