Fundoset rruga dytësore në Arrat e Gurrës, bllokohet plotësisht qarkullimi në Dragostunjë të Librazhdit!

Autoriteti i Mbrojtjes Kombetare Civile njofton se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë, i cili pritej të hapej për qarkullim mesditën e sotme pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të papritur.
Sipas njoftimit rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje të masave të dheut, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm si për mjetet, ashtu edhe për këmbësorët.
AKMC bën me dije se për arsye sigurie, mjetet e firmës zbatuese janë tërhequr nga zona dhe qarkullimi është ndaluar plotësisht. Autoritetet bëjnë me dije se situata paraqitet problematike për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit.
Strukturat shtetërore përkatëse pritet të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes dhe mundësinë e rikthimit të qarkullimit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare për çdo përditësim lidhur me situatën në këtë aks rrugor në territorin e Librazhd.
ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat:
1-Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
2-Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë: Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar - DPSHTRR: Çregjistrohen 882 mjete të amortizuara
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë kontrolluar mbi 32.991 mjete në të gjithë territorin......
Stuhia dimërore godet verilindjen e SHBA - Mbyllen shkollat dhe bllokohen udhëtimet
Fëmijët në pjesë të verilindjes së SHBA-së do të qëndrojnë në shtëpi të hënën, pasi një stuhi e fuqishme dimërore detyroi mbylljen e shkollave dhe i shtyu......
OBP dhe AKPA bashkëpunojnë për “prokurimin social”: 63 të punësuar në 9 kompani fituese të tenderave
Marrëveshja mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) po shndërrohet në një model konkret të......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, takim me strukturat e Antikontrabandës: Forcim luftës kundër paligjshmërisë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës, duke përcjellë një mesazh të qartë për......
Rënie në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe monedha europiane!
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë kësaj fundjave duke u dobësuar në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 81 lekë dhe......
Fatura e kripur e euros digjitale - BQE vlerëson se do t'u kushtojë bankave 4-6 miliardë euro gjatë 4 viteve
Futja e euros digjitale mund t'u kushtojë bankave evropiane midis katër miliardë dhe gjashtë miliardë euro të shpërndara gjatë katër viteve, ose është rreth......
“Trump të përmbushë premtimet tregtare” - Kërkesa e BE që pas bllokimit të tarifave nga Gjykata
Komisioni Evropian i bëri thirrje Uashingtonit të përmbushë angazhimet e tij dhe të ofrojë "qartësi të plotë" pas një vendimi të Gjykatës Supreme të SHBA-së që......
Ndarja e pasurisë në Evropë - Ku janë të rriturit më të pasur dhe ku më të varfër?
Pabarazia në pasuri në të gjithë Evropën është e qartë. Njerëzit në disa vende janë shumë më të pasur se të tjerët. Pasuria për të rritur tregon një ndarje......


