Shqipëria Postuar më 19 Janar 2026, 11:53

Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” - Spiropali: Vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite

Nga Ernilda Luzi

Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” -

Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur "Bordi i Paqes" për Palestinën, në cilësinë e "Vendit Anëtar Themelues".

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një konference për mediat e ka vlerësuar këtë ftesë si një vlerësim i lartë, për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, në rajonin tonë sigurisht, por edhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare.

"Nuk ka dyshim se ftesa e Presidentit të Amerikës është edhe një vlerësim i drejtëpërdrejtë për lidershipin e Kryeministrit Edi Rama, i cili është ftuar personalisht si anëtar i "Bordit të Paqes".

Përvoja jonë si vend që ka dalë nga një errësirë e thellë, ka lënë pas raporte të vështira dhe ka investuar në paqe, bashkëjetesë dhe bashkëpunim rajonal pa kufinj, por më lejoni të shtoj, edhe modeli ynë i jashtëzakonshëm i bashkëjetesës fetare, janë një vlerë e shtuar që Shqipëria do të çojë në tryezën e lartë të Bordit të Paqes, me statusin e Anëtarit Themelues, i cili i jep Shqipërisë një mundësi historike në formësimin e vizionit, parimeve dhe zgjidhjeve të Bordit të Paqes në të mirë të njerëzimit."

Duke ju referuar statutit të “Bordit të Paqes”, Spiropali u shpreh se anëtarët themelues kanë zë të barabartë dhe peshë reale në drejtimin strategjik të këtij organizmi, prandaj kjo ftesë nuk është vetëm një nder i madh, po është edhe një përgjegjësi e lartë shtetërore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat