FSHZH, tender 341 mln lekë për infrastrukturën e godinave të ish-KQZ - Afati për operatorët e interesuar, deri më 25 Nëntor 2024
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për mbështetje e infrastrukturës akomoduese të KQZ; ndërtimi i godinave të magazinimit, KSHZ/ISH-KQZ me fond limit 341,454,644.42 lekë.
Në raportin teknik të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, thuhet se qëllimi është përgatitja e projektit të lejes për zhvillimin e kësaj zone në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe urbane. Projekti përbëhet nga tre ndërtesa të ndara me njëra- tjetrën me fugë 10 cm. Ndërtesa e parë do të jetë me 2 kate mbi tokë dhe do të shërbejë për ambiente zyra. Dy ndërtesat e tjera do të jenë me 1 kat mbi tokë dhe do të shërbejnë si magazinë.
Territori i synuar për zhvillimin e projektit është i pozicionuar në Bashkinë Tiranë, në skajin Veri-Lindor të qytetit, në një distancë prej rreth 6.8 km nga qendra e qytetit dhe aksesohet përmes rrugëve kryesore, “Rruga e Dibrës” dhe “Myslym Keta”.
Ky territor ka formë thuajse trekëndore dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me rrugën “Myslym Keta” në pjesën më të madhe të tij dhe gjithashtu në kontakt të drejtpërdrejtë me rrethrrotullimin drejt rrugës së Arbrit. Operatorët e interesuar do të kenë kohë deri më datën 25 nëntor 2024 për të paraqitur ofertat e tyre lidhur me këtë procedurë.
Sondazh

Borë në shkretëtirë? – Fenomeni i rrallë në Arabinë Saudite, një konfirmimin i ndryshimeve klimatike!
Rajoni Al-Jawf i Arabisë Saudite ka përjetuar reshjet e tij të para të borës në rekord, duke e transformuar peizazhin e thatë në një vend të befasishëm......

Si mund të përfitojë Elon Musk nga fitorja presidenciale e Trump?!
Ndërsa Donald Trump festoi fitoren e tij presidenciale të mërkurën herët në mëngjes, Elon Musk ishte aty me të. “Një yll ka lindur. Elon”, tha Trump në skenë......

Kina njofton paketën prej 1.4 trilion dollarë për të trajtuar borxhin e "fshehur" të qeverive lokale!
Kina njoftoi të premten se qeveria qendrore do të ndajë një shtesë prej 6 trilion juanë (840 miliardë dollarë) për qeveritë lokale për trajtimin e çështjeve......

Çfarë do të thotë fitorja historike e Trump për ekonominë globale?!
Fitorja zgjedhore e Donald Trump ndaj Zëvendës Presidentes Kamala Harris shënon një rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë një rikthim i jashtëzakonshëm......

BE nis punën për projektin e luftanijes së gjeneratës së ardhshme për vitet 2040!
A mund të shohë së shpejti dritën e ditës një anije ushtarake europiane e së ardhmes? Euronaval, një nga shfaqjet më të mëdha tregtare të luftës detare të......

Përditësim i situatës së Gripit të shpendëve: Nuk ka dyshime dhe rikonfirmime të reja për Influencën aviare!
Ministria e Bujqësisë informon publikun e gjerë se nuk ka dyshime dhe rikonfirmime të reja për Influencën aviare, në Republikën e Shqipërisë. Në harkun javor......

Si ndikon kolapsi i qeverisë gjermane në Bashkimin Europian?!
Pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar gjerman të mërkurën, kancelari Olaf Scholz tha se do të mbajë një votë besimi në janar, gjë që mund të hapë rrugën......

"Pas një muri ka mure të tjera", ekspozita më e re në Galerinë "GOCAT" - Një cikël punimesh të artistit nga Kosova, Naim Spahiu
Më 7 nëntor, Galeria "GOCAT" hapi dyert për ekspozitën "Pas një muri ka mure të tjera", një projekt i artistit nga Kosova, Naim Spahiu, që trajton ndikimin e......