FSHZH, rikonstruksion rrugësh në disa qytete - Nga Kopliku, në Konispol. Investime në infrastrukturën rrugore

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e dy procedurave të rëndësishme tenderuese, me një fond të përgjithshëm prej afro 850 milionë lekësh, për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore në disa prej zonave me potencial të lartë ekonomik dhe turistik në vend. Projektet synojnë përmirësimin e aksesit, konektivitetit dhe mobilitetit rajonal e lokal, duke përfshirë ndërhyrje në Shëngjin, Koplik, Konispol dhe Elbasan.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, tenderi i parë, me fond limit prej 518 milionë lekësh, përfshin sistemimin dhe asfaltimin e rrugës në hyrje të qytetit të Koplikut, segmentit që lidh daljen e qytetit me Bajzën, si dhe përfundimin e punimeve në Bypass-in e Shëngjinit.
Aktualisht, bypass-i i Shëngjinit është në proces ndërtimi dhe konsiderohet një vepër me rëndësi strategjike për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Sipas dokumentit, punimet e deritanishme në këtë segment janë realizuar deri në shtresën e çakëllit, ndërsa faza e re e ndërhyrjes do të fokusohet në përfundimin e paketës rrugore dhe pajisjen e aksit me të gjithë elementët e nevojshëm të sigurisë dhe funksionalitetit.
Ndërkohë, do të rikonstrukstohen rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit të Koplikut. Projekti është ndarë në dy segmente kryesore. Segmenti i parë nis nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit dhe përfundon në qendër të Koplikut, ndërsa segmenti i dytë vijon nga qendra drejt rrethrrotullimit në dalje të qytetit në drejtim të Bajzës.
Referuar dokumentit, dy segmentet kanë një gjatësi totale prej më shumë se 3 kilometrash dhe shtrihen në një zonë me karakter të kombinuar urban dhe bujqësor. Rikonstruksioni i rrugës do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe do të lehtësojë qarkullimin.
Ndërkohë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur edhe një tender të dytë me fond limit mbi 331 milionë lekë. Ky projekt përfshin rikonstruksionin e rrugës hyrëse të qytetit të Konispolit, si dhe sistemimin e rrugës “Bajram Curri” në Elbasan.
Në Konispol ndërhyrja do të realizohet në një segment rrugor me gjatësi rreth 1.7 kilometra, i cili shërben si hyrja kryesore e qytetit.
Verifikimet teknike kanë evidentuar se rruga aktuale paraqet dëmtime të konsiderueshme në shtresat asfaltike, deformime të trupit rrugor dhe mungesë të elementëve të nevojshëm të sigurisë. Përmes këtij investimi synohet përmirësimi i kushteve të qarkullimit për banorët dhe shërbimeve publike, duke garantuar një akses më të sigurt dhe më efikas në qytetin më jugor të vendit.
Ndërsa në Elbasan, projekti parashikon rikonstruksionin e rrugës “Bajram Curri”, një aks i brendshëm urban me gjatësi 480 metra, i cili përdoret gjerësisht nga banorët dhe bizneset e zonës.
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 81.2 lekë dhe......
Tregjet vlerësojnë rikthimin e furnizimit me naftë - Çmimet vijojnë rënien pas arritjes së marrëveshjes së paqes SHBA-Iran
Çmimet e naftës zgjeruan humbjet të martën, ndërsa tregjet vlerësuan perspektivat për një rifillim të furnizimit përmes Ngushticës së Hormuzit dhe mungesës......
Regjistrimet globale të automjeteve elektrike - U rritën me 3% në maj, si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburantit
Kërkesa globale për automjete elektrike u rrit për të tretin muaj radhazi në maj, pasi subvencionet dhe çmimet e larta të karburantit vazhduan të shtynin......
Revolucioni i energjisë së rinovueshme në Spanjë - Faturat e energjisë elektrike janë më të ulëta pavarësisht krizës
Faturat e energjisë elektrike në Spanjë kanë rënë, ndërsa shumë vende të tjera kanë parë një rritje që nga kriza energjetike e shkaktuar nga shpërthimi i......
“Nuk ka ngadalësim të ekonomisë globale” - Kreu i FMN, Georgieva: Rreziqet mbeten ende të larta
Ekonomia botërore po përballet me tronditjen e luftës në Lindjen e Mesme ende pa shenja të një ngadalësimi global, por rreziqet mbeten të larta, tha shefja e......
80 kompani dhe mbi 600 vende pune në Durana Tech Park - Studentët e Politeknikut, praktika në kompanitë e teknologjisë
Durana Tech Park po zgjerohet si një nga hapësirat kryesore të zhvillimit të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në vend. Aktualisht, në këtë park janë......
Shqiptarët zgjedhin gjithnjë e më shumë automjetet aziatike - Mbi 41% e totalit vijnë nga Koreja e Jugut dhe Kina
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar raportin mbi regjistrimin e mjeteve në vend për periudhën janar-maj 2026, duke......
Pavarësia e AMA, Krasniqi raporton në Kuvend: Gjykatat konfirmuan ligjshmërinë e vendimeve tona
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi raportoi sot në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit......



