FSHZH, “megaprojekt” për rigjenerimin e fshatrave të Shqipërisë - Rikualifikim urban dhe sistemim rrugësh për 4 rajonet e vendit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bëhet gati që të nisë një projekt kombëtar investimi për rigjenerimin urban në 4 rajonet e vendit. Fokusi i ndërhyrjeve do të jenë fshatrat me popullsi të dendur si dhe zonat periferike dhe informale.
Për këtë qëllim janë shpallur dy tenderë, ku ajo për rajonet 1 dhe 2 të vendit ka si fond limit 439 milionë lekë ndërsa ai për rajonet 3 dhe 4 ka si fond limit 416 milionë lekë.
Referuar dokumenteve të tenderëve, qëllimi kryesor i projektit është rritja e cilësisë së jetës së komuniteteve që popullojnë në zonat urbane dhe lidhja e zonave turistike që kanë potencial për zhvillimin ekonomik dhe social.
Ndërhyrjet do të përmirësojnë qarkullimin e automjeteve, njerëzve dhe do të rrisë sigurinë e lëvizjes.
Projekti parashikon rikualifikimin e blloqeve urbane duke sistemuar rrugët, trotuaret, lulishtet, fasadat e pallateve apo godinave, ambientet e pushimit, hapësirat rekreative etj.
Projekti “Rigjenerimi urban në zonat periferike, informale dhe në fshatra me popullsi të dendur është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së.
Sondazh

Në banka janë rreth 37.2 miliardë lekë hua me probleme/ Raporti i kredive të këqija zbriti në 4.58% në shtator, me rënie për të tretin muaj rradhazi
Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" mbi treguesit e shëndetit financiar për muajin shtator të vitit aktual tregojnë se sektori bankar ka regjistruar më pak......

“Në dhjetor, negociatat për grupkapitullin e 6-të” - Hasani: Rritet me 20% buxheti për punët e jashtme. Digjitalizohet shërbimi konsullor
Viti 2024 ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi u shënua hapja e negociatave për grup kapitullin e parë të legjislacionit evropian. Ministria......

Fuqi blerëse e “dobët” - Në Tiranë mund të blesh vetëm 44% të mallrave që merr në New York
Një qytetarë në Tiranë është në gjendje të blejë vetëm 44% e mallrave dhe shërbimeve që blenë një individë në Neë York. Krahasimi bëhet me New York pasi......

Kryeqytetasit, me qira?! Përqindja më e lartë e familjeve me statusin pronar vërehet në Berat me 90.7%
“Scan Intel” përmes një analize të kryer më herët me ndihmën e të dhënave nga “Instituti i Statistikave” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e banesave......

KESH iu rikthehet blerjeve të energjisë - Pas 3 muajsh “pushim”, zhvillohet procedurë tenderuese. Shpenzohen 11 mln euro
Mungesa e rreshjeve të shiut gjatë mujave të fundit ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë. Ky dikaster ka......

Burgjeve shqiptare u duhet personel! 406 vende vakante - Amendamenti në Kuvend: Rekrutimi me Kodin e Punës
Burgjet në Shqipëri po përballen prej vitesh më mungesë personeli. E për këtë arsye, në Kuvend është depozituar një amendim në ligjin e vitit 2020 ku......

Turizmi kulturor, 443 mln lekë të ardhura - Ministri Gonxhja: Rreth 1.2 mln vizitorë në sitet kulturore
Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore është gjithnjë e në rritje. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,......

“Fitorja e Trump redukton rritjen ekonomike të Evropës” - Goldman Sachs parashikon tarifa të larta dhe pasiguri tregtare për eurozonën
Politikat proteksioniste të propozuara të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë tarifat e larta, do të dëmtojnë pozitën ekonomike të Evropës,......