FSHZH, investime madhore në qarkun e Fierit - Balluku: Potencial të madh ka vija bregdetare rreth 21 km e gjatë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka inspektuar përfundimin e punimeve në rrugën hyrëse të Cakranit në Fier. Me një investim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kjo rrugë ka një gjatësi prej 1.2 kilometrash dhe një gjerësi prej 5 metrash. Gjithashtu është ndërhyrë edhe në tre akse të tjera brenda kësaj njësie administrative, me një gjatësi totale prej rreth 3.6 kilometrash.
Në zonën e Fierit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ndërmerr edhe disa investime të tjera, si Sop-Darzezë, stoku i banesave në qytetin e Fierit, loti 3 i Gjanicës, etj. Ministrja Balluku tha se këto investime rikualifikojnë komplet zonën në qendër dhe në periferi të Fierit. Një tjetër investim mjaft i rëndësishëm në Fier është edhe parku “Duam të Luajmë”, me një sipërfaqe prej 1.7 hektarësh, i cili është në fazën e shpronësimit dhe shumë shpejt do të fillojë puna për ndërtimin e tij.
Sipas Ballukut, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të realizojë investime të rëndësishme edhe në vijën bregdetare të Fierit, me një gjatësi prej rreth 21 kilometrash, si pjesë e projektit të prezantuar pak ditë më parë, “Mes Semanit dhe Vjosës”.
Sondazh

Berisha prezanton programin në Peqin - “5-fishojmë subvencionet në bujqësi. Do jemi vendi me taksat më të ulëta në Europë”
Peqini ka qenë ndalesa e radhës së koalicionit PD-ASHM, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës. Sipas tij, pas 11......

Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024? - 385 shuma monetare i kaluan nën administrim AAPSK. Paratë u investuan në depozita
Gjatë vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka marrë nën administrim 277 llogari bankare, apo shuma......

“Turizmi në jug do të vijojë të rritet” - Rama: Brenda vitit 2030 do të ketë fluturime nga aeroporti Gjirokastrës
Turi elektoral për kryesocialistin Edi Rama, vijon në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se zhvillimi i turizmit në këtë qytet por edhe në të......

Robotët, në shërbim të policisë kineze- Policë humanoidë dhe qen robotikë patrullojnë rrugët e qytetit
Departamenti i policisë në qytetin Mianyang të Kinës jugperëndimore ka vendosur robotë për të ndihmuar oficerët njerëzorë me patrullime, menaxhimin e......

TikTok gjobitet me 530 milionë euro - Irlanda ndëshkon platformën për transferim të të dhënave në Kinë
Platforma TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të......

Mbi 1 milionë gjoba në rrugët shqiptare në 2024 -Rritja e fluksit shtoi me 33% masat administrative nga Policia e Shtetit
Gjatë vitit të kaluar, në territorin e vendit ndodhën 1,666 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2023, numri i aksidenteve u rrit me 23%, çka lidhet......

Inflacioni i Eurozonës i afrohet objektivit -Nevojiten ulje të reja të normave për të kundërshtuar tarifat e Trump
Inflacioni i çmimeve të konsumit në eurozonë mbeti pak mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane në prill, duke nxitur më shumë ulje të normave të......

Evropianët “braktisin” Elon Musk - Mbi 10% e tyre kanë hequr dorë nga platforma X në 6 muajt e fundit
Evropianët po largohen masivisht nga platforma X, sipas një raporti të ri nga media sociale e Elon Musk. Shifrat e fundit, të publikuara këtë javë për t'u......