FSHZH hap garën për transformim urban në Vlorë - Investim mbi 688 milionë lekë për hapësira rekreative, treg modern e parkim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe i parkut shplodhës në Vlorë. Fondi limit i përllogaritur është 509 milion e 44 mijë lekë.
Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, kjo ndërhyrje synon të përmirësojë kapacitetet e parkimit në Vlorë, veçanërisht në zonat me frekuentim të lartë, duke lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin e mjeteve.
Zona e marrë në konsideratë ndodhet në afërsi të sheshit “Pavarësia” dhe në veri të portit të qytetit. Gjatë sezonit veror, qyteti përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, që shpesh shumëfishon popullsinë lokale dhe sjell një ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën urbane. Sipas dokumentit, do të ndërtohet një parkim nëntokësor me 1 kat nëntokë dhe krijimi i një hapësire rekreative mbi të. Gjithashtu, rikualifikimi i hapësirave publike do të krijojë ambiente të sigurta dhe tërheqëse për komunitetin, duke ofruar mundësi për aktivitete rekreative, kulturore dhe sociale, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe nxitjen e përfshirjes qytetare.
Nga ana tjetër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur dhe garën për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregtare në zona model zhvillimi në Vlorë, faza 2. Fondi limit i përllogaritur është 179 milionë e 339 mijë lekë.
Tregu i Vlorës është një nga zonat më të gjalla për tregti lokale. Tregu i hapur përbëhet nga njësi tregtare të hapura, vetëm të mbuluara me strehë apo tendë, me tezga të ekspozuara përpara me sende të ndryshme për shitje, të ngritura nga vetë tregtarët përkatës. Numri i tyre është i shumtë, të shpërndara në mënyrë sporadike përgjatë rrugicave dhe godinave. Sipërfaqet e tyre variojnë, vendosja e tyre si dhe distancat nga njëra-tjetra nuk kanë asnjë rregull të caktuar. Sipas dokumentit, do të krijohen struktura moderne dhe funksionale me hapësira të gjera dhe të organizuara për tregti, si dhe do të krijohet një infrastrukturë e përshtatshme për të akomoduar aktivitetet e përditshme. Hapësirat janë të ndara në zona të dedikuara për shitje, magazinim dhe shërbime, duke siguruar qarkullim të lehtë dhe efikas për klientët.
Ndërkohë, sipas projektit, do të kryhet edhe rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese, duke siguruar nje rrjet rrugor optimal për qarkullimin e mjeteve motorrike dhe kalimtarëve të zonës, duke ofruar komoditet dhe siguri dhe për funksionimin komod të tregut të Vlorës. Këto rrugë do të jenë me trafik të kufizuar, pasi do të jenë sheshe me përdorime.
Me realizimin e këtij projekti do të rritet vlera e aseteve në zonë, si dhe do të përmirësohet cilësia e jetesës për banorët.
Vendet e “pazakonta” ku shkuan produktet shqiptare/ Hartë e re tregtare: Nga Jordania dhe Uganda, tek Turkmenistani dhe Tunizia
Nëse flasim zakonisht për tregjet tradicionale të eksporteve shqiptare: Itali, Kosovë, Greqi, Gjermani, tabloja e 2025 duket e njohur. Rënie në dy tregjet......
BE i jep fund varësisë nga karburantet fosile ruse - Von der Leyen: Nga viti 2027 nis një epokë e re për Evropën
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje paraprake për të eliminuar plotësisht karburantet fosile ruse, duke shënuar një hap historik drejt pavarësisë......
Tirana, ndër qytetet më të lira për transport publik/ Londra me kostot më të larta, Ballkani më i përballueshmi
Shqipëria dhe vendet e Ballkanit vazhdojnë të qëndrojnë ndër rajonet me çmimet më të ulëta të transportit publik në Europë, edhe në një kohë kur qytetet më......
Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga, Euro dhe Paundi?
Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rënie të vlerës krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë......
Trump kërkon të rinovojë Aeroportin e Uashingtonit - Presidenti amerikan kritikon gjendjen e impiantit, propozon projekt të ri
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij synon të rindërtojë Aeroportin Ndërkombëtar “Washington Dulles” në Virxhinia, impiantin kryesor......
Hartë e re kombëtare për rrezikun nga zjarret - Greqia synon të parandalojë rreziqet klimatike
Harta Kombëtare e Vlerësimit të Rrezikut nga Zjarret në Pyje në Greqi ka hyrë në fuqi, pas miratimit nga Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.......
Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së më 10%? - Procedurat që duhet të ndjekin fermerët dhe produktet që mbulon skema
Nga 1 janari 2026, hyn në fuqi norma e kompensimit në 10% për fermerët, si pjesë paketës fiskale. Reforma synon të lehtësojë kostot e prodhimit duke......
450 milionë euro nga huadhënësit ndërkombëtarë - Mali i Zi merr kredi për të zgjeruar rezervat fiskale
Ministria e Financave e Malit të Zi nënshkroi një marrëveshje kredie 5-vjeçare prej 450 milionë euro me një grup bankash të huaja për të ndihmuar në......





