Fshihen nga tatimet 778 mln euro gjoba e kamatëvonesa - Detyrimet e papaguara të bizneseve, Tatimi mbi Fitimin zë peshën më të madhe

Administrata tatimore ka një detyrim prej 194.4 miliard lekë për të mbledhur ndaj bizneseve në vend.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përbën rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet me 36 % dhe kamatëvonesat 4 %. Pra e thënë ndryshe, gjobat dhe kamatëvonesat kapin një vlerë prej 77.8 miliardë lekë dhe 116.6 miliardë lekë është principali.
Nga ligji për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore i cili ka nisur aplikimin nga data 15 Maj 2026, e gjitha shuma e gjobave dhe kamatëvonesave prej 77.8 miliardë lekë pritet të falet për bizneset, ku për detyrimet mbi 10 vjeçare do të shuhen automatikisht ndërsa për pjesën tjetër do të falen me kushtin që të paguhet nga 50-75 % e principalit brenda Qershorit apo Dhjetorit 2026.
Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, Tatim Fitimi zë peshën më të madhe në stokun e borxhit me 35.5% në vlerë 68.97 miliardë lekë e ndjekur nga TVSH me 32.9% në vlerë 63.9 miliardë lekë. Zëri Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 13.5% në vlerë 26.23 miliardë lekë, të Tjera me 12.5% në vlerë 24.4 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 3.6% në vlerë 7 miliardë lekë, Tatimi mbi Të ardhurat Personale me 1.5% në vlerë rreth 2,9 miliardë lekë dhe DIVA me 0.5% në vlerë 919 milionë lekë.
Krahasuar me fundin e vitit 2024, gjatë këtij viti detyrimet e papaguara të bizneseve sa i takon Tatim Fitimit janë rritur me 21.8 miliardë lekë, TVSH është rritur me 6.7 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore me 1.9 miliardë lekë, ndërsa zërat e e tjerë si Tatimi në Burim, Tatimi mbi të Ardhurat Personale dhe DIVA kanë një rritje më të vogël.
Referuar moshës së detyrimeve te papaguara vihet re se detyrimi me i ri është arkëtuar duke përdorur analizën e profilit të riskut (detyrimi më i ri dhe vlera më e lartë) si dhe duke ndjekur vetëdeklarimet për çdo muaj nga “Sektori i Monitorimit dhe Analizës” në Rajonet e Mbledhjes, me qëllim rritjen e performancës në arkëtimin e detyrimeve tatimore. Indikatori kyç për vlerësimin e performancës së Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara është raporti i detyrimeve tatimore të mbledhura gjatë vitit ndaj detyrimeve të shtuara në po të njëjtin vit. Për vitin 2025, ky tregues është realizuar në nivelin 52%.
OKB ul parashikimin e rritjes globale - Në 2.5%, si rrjedhojë e krizës në Lindjen e Mesme
Kombet e Bashkuara ulën parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke thënë se kriza e Lindjes së Mesme kishte rigjallëruar presionet inflacioniste dhe......
Kufizohen kompetencat e Trump për Iranin - Senati miratoi rezolutën. Hyrja në fuqi përballet me pengesa
Senati Amerikan miratoi një rezolutë që do t'i jepte fund luftës në Iran, përveç nëse Presidenti Donald Trump merr autorizimin e Kongresit, një goditje ndaj......
Marrëveshja tregtare me SHBA, pranë miratimit - Vendet anëtare të BE arrijnë mirëkuptimin. Parashikohen masa mbrojtëse
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të përkohshme mbi legjislacionin për të hequr taksat e importit mbi mallrat amerikane, një pjesë kyçe e marrëveshjes......
Shitjet e automjeteve elektrike në Evropë - Nxiten nga çmimet e larta të karburantit
Çmimet e larta të karburantit si rrjedhojë e luftës në Iran kanë nxitur shitjet e automjeteve elektrike të reja dhe të përdorura në Evropë, duke i dhënë një......
Marrëdhëniet Rusi-Kinë, në nivel rekord - Xi Jinping dhe Putin, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping nënshkruan në Pekin një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin dypalësh. Deklarata, e......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 205 lekë/litër - Përcaktohen tavanet e reja të çmimeve
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi më 19 maj 2026, nga ora......
Lamallari pret përfaqësuesit e FRONTEX: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti sot në një takim përfaqësuesit e lartë të FRONTEX, Eva Capogna, Holger Farnung, Teuta Krasniqi dhe......
Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogorasë – ARRSH: 80% e punimeve të realizuara
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogorasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave......


