Shqipëria Postuar më 21 Dhjetor 2024, 12:47

“Fryhet” buxheti, 618 milionë euro më shumë - 11- mujori/ Pagat dhe konsumi dominojnë rritjen e të ardhurave

Nga Elisabeta Dosku

“Fryhet” buxheti, 618 milionë euro më shumë - 11-

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 60.5 miliardë lekë, apo 618 milionë euro më shumë se një vit më parë për periudhën 11 mujore të vitit.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave,  të ardhurat totale për periudhën janar-nëntor 2024, arritën në rreth 647 miliardë lekë.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet) për 11-mujorin 2024, u realizuan në masën 207.5 miliardë lekë, me një rritje prej 20.2 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 3.4 miliardë lekë mbi planin.

Perfomancë të mirë ka pasur TVSH e mbledhur brenda vendit, e cila ka njohur rritje me 27 % në 11 mujor, duke reflektuar edhe konsumin e lartë përgjatë vitit. 

Tatimi nga të ardhurat personale po asht8u është realizuar në vlerën e 60.1 miliardë lekëve dhe ka njohur rritje me 7.2 miliardë lekë në raport me vjet për shkak edhe të rritjes së pagave në administratën publike.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sërish rezultojnë me rritje të konsiderueshme në 15 % në krahasim me 2023, duke arritur në 146.7 miliardë lekë. Edhe në këtë zë, ka pasur ndikim reforma e rritjes së pagave dhe e antiinformalitetit.

Sa i takon të ardhurave doganore, ato u realizuan në vlerën 209 miliardë lekë, 11.5 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se 11-mujori 2023.  TVSH në import dhe Akciza, kanë qenë zërat që kanë dhënë kontribut në këtë rritje krahasuar me vitin e kaluar, përkundrejt të ardhurave nga renta minerare dhe taksat doganore.

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 11 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 575.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 88.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky zë ka rezultuar 4.8% më i lartë.



 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video