Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2025, 13:58

“Fryhet” arka e tatimeve, 231 milionë euro më shumë - 6 mujori 2024/  Rriten të ardhurat në buxhet, tejkalohet plani

Nga SCAN TV

“Fryhet” arka e tatimeve, 231 milionë euro më shumë -

Të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore kanë pasur ecuri pozitive, duke ndjekur trend në rritje përgjatë gjysmës së parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  të ardhurat totale për 6-mujorin e parë të vitit 2025, kanë kapur shifrën 224.1 miliardë lekë, duke tejkaluar planifikimin e bërë me afro 2.7 miliardë lekë apo 27 milionë euro.

Në krahasim me 6- mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 23.1 miliard lekë apo rreth 231 milionë euro.

Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat e kanë nisur vitin me performancë pozitivie.

Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë, ndikuar kjo edhe nga turizmi, i cili është i shpërndarë përgjatë gjithë vitit, dhe kryesisht në muajt jashtë sezonit veror përqendrohet në zonat historike dhe ato malore. 

Ndjekur nga tatimi mbi të ardhurat personale i cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim.  Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duket se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Një tjetër zë që po njeh rritje progresive lidhet me të hyrat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimi të tyre.
Tatimi mbi fitimin dhe Taksat nacionale gjithashtu e kanë regjistruar performancë pozitive sa i takon kontributit në buxhetin e shtetit.

 

Analiza 2 Korrik Eldiona Serani

Sa kushton parkingu? SCAN Intel analizon kostot

Përdorimi i makinës është kthyer në një nevojë bazë për shumicën e njerëzve, por bashkë me përdorimin e saj vijnë edhe disa kosto të tjera. Përveç taksave......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat