Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 13:30

Frutat tropikale erdhën më shumë dhe më lirë! - Çmimi mesatar për 3-mujorin e parë të vitit 2025 ishte 81.4 lekë/kg

Nga Hamit Yzeiraj

Frutat tropikale erdhën më shumë dhe më lirë! -

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, në Shqipëri u importuan rreth 8,100 ton fruta tropikale. Pjesa më e madhe e këtyre produkteve ka ardhur nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa një sasi më e vogël është importuar edhe nga disa shtete të Afrikës, të cilat gjithashtu janë furnizues të rëndësishëm të frutave ekzotike në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, importet e frutave tropikale kanë shënuar një rritje prej 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera totale e këtyre importeve ka arritur në 660 milionë lekë. Në krahasim me vitin e kaluar, ku importuesit kanë paguar mesatarisht 81.4 lekë për kilogram frutash tropikale, shpenzimet janë më të ulëta, megjithëse sasia e importeve është rritur.

Ky trend i rritjes së importeve të frutave ekzotike nga Amerika Latine dhe Afrika është vërejtur edhe gjatë vitit të kaluar. Sipas INSTAT, Shqipëria ka importuar rreth 32,400 ton fruta tropikale gjatë vitit 2024, një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2023.

Ekuadori është vendi kryesor nga i cili Shqipëria importon fruta tropikale, ose rreth 75% të totalit. Pas Ekuadorit, ndodhen vende të tjera si Kosta Rika, Brazili, Argjentina dhe Tunizia.

Vlera totale e importeve të këtyre produkteve gjatë vitit të kaluar ka arritur në 2.5 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2023, kur importet ishin më të ulëta në sasi, vlera e importeve ishte më e lartë, duke arritur në 2.76 miliardë lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat