Frenohen depozitat në Euro - Ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të 2025
Tremujori i parë i vitit ka sjellë një frenim të rritjes së depozitave bankare në Euro. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars depozitat në monedhën europiane kishin vlerën e 8.01 miliardë eurove, në rënie me 0.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Depozitat në Euro shënuan një rritje të përkohshme në muajin janar, duke arritur në 8.08 miliardë euro, por më pas pësuan rënie në shkurt dhe mars. Aktualisht, depozitat në Euro po shënojnë vlerën më të ulët që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Rënia e depozitave në Euro gjatë tremujorit të parë të vitit ka ardhur vetëm nga bizneset. Depozitat e biznesit kanë rënë me gati 140 milionë euro ose më shumë se 8% gjatë tremujorit të parë të vitit. Depozitat e individëve, që përbëjnë edhe pjesën dominuese të depozitave në monedhën europiane, kanë vazhduar të ruajnë një tendencë në rritje të lehtë.
Depozitat në monedhën europiane, megjithatë, ngelen në rritje vjetore, me 8.5% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Por, ritmet e rritjes së tyre janë reduktuar dhe kanë zbritur në nivele njëshifrore.
Në periudhën 2021-2024, depozitat bankare në Euro u rritën me ritme dyshifrore, duke reflektuar prurjet e larta valutore në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prurje i detyrohen veçanërisht turizmit dhe investimeve të huaja direkte.
Megjithatë, tremujori i parë i këtij viti duket se për momentin e ka frenuar këtë tendencë të vazhdueshme në rritje. Ky mund të jetë sinjal i ngadalësimit të prurjeve valutore në ekonomi.
Gjatë tremujorit të parë të vitit, Euro qëndroi poshtë kufirit në 100 lekëve, duke shënuar vetëm një korrektim të vogël në rritje, pasi kishte zbritur pranë kufirit të 98 lekëve në fund të 2024.
Ndërkohë, depozitat bankare në totalin e tyre vazhduan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën e 1.72 trilionë lekëve, në rritje me 2.2% ose rreth 38 miliardë lekë që nga fillimi i vitit.
Sondazh

Aktivet e bankave, sa 93.2% e ekonomisë - BSH: Sektori jobankar vijon të zërë një hapësirë të vogël në sistemin financiar
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, sistemi financiar shqiptar ka shënuar një zhvillim të qëndrueshëm, me një rritje të aktiveve të tij në raport me Prodhimin e......

PD-ASHM mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit
Paralelisht me Partinë Socialiste, edhe PD-ASHM po zhvillon takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, pranë Bulevardit të Ri. Kryestrategu amerikan i......

Partia Socialiste mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit
Partia Socialiste përmbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Takimi po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik. Partia Socialiste synon të......

Aministi për disa gjoba të papaguara nga 2015-2024 - Vendimi i miratuar parashikon faljen për vetëm një kategori qytetarësh dhe biznesesh
Aministi për një kategori qytetarësh dhe biznesesh që kanë pasur gjoba të papaguara nga viti 2015 deri në 2024. Është marrë një vendim nga Këshilli i......

Nga diaspora mbërrijnë 174 488 zarfe zgjedhore - Cilat shtete kanë dërguar më shumë vota të emigrantëve shqiptarë?
Kjo e premte, është afati përfundimtar për të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, por jo në ishujt grekë, për të dorëzuar zarfet zgjedhore......

Si ndikohet Greqia nga tarifat e Trump? - Efektet e drejtpërdrejta dhe indirekte në ekonominë helene
Analistët e Alpha Bank po hetojnë efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që tarifat e administratës Trump mund të kenë në ekonominë greke. Në veçanti, po......

Bankingu në shtëpi “merr hov” në 2025 - BSH: Rreth 22.5% më shumë veprime bankare përmes telefonit se në 2024
Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më shumë transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë dy......

“Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ” - Nuri: Nuk do të njihen votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit
Drejtuesja politike e diasporës për Partinë Demokratike Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, ngre shqetësimin për parregullsitë të cilat sipas saj......