Francezët zgjedhin Shqipërinë - U rritën me 288,2%. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Franca, duke u pozicionuar mes destinacioneve që kanë shënuar rritjen më të fortë në tregun francez këtë verë.
Të dhënat e Observatorit të Pushimeve të Francezëve, EDV–Orchestra, tregojnë se gjatë korrikut, udhëtimet e francezëve drejt Shqipërisë u rritën me 288,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me këtë rezultat, Shqipëria u rendit e dhjeta mes destinacioneve të zgjedhura nga francezët, në një kohë kur vende tradicionale turistike si Greqia, Italia, Portugalia apo Turqia shënuan rënie.
Rritja e interesit për Shqipërinë është sjellë në vëmendje edhe nga BFM Business, e cila i ka kushtuar një material bumit të udhëtimeve të francezëve drejt vendit tonë.
Sipas medias franceze, një prej faktorëve që po e bën Shqipërinë më tërheqëse është kostoja relativisht më e ulët e pushimeve krahasuar me destinacione të konsoliduara të Mesdheut, si Greqia, Italia apo Kroacia. Në material përmenden çmimet më të përballueshme të ushqimit dhe akomodimit, ndërsa një tjetër avantazh lidhet me shtimin e lidhjeve ajrore dhe veçanërisht të fluturimeve me kosto të ulët drejt Tiranës.
Por çmimi nuk është i vetmi element. BFM Business veçon edhe Rivierën Shqiptare, Ksamilin, plazhet me ujëra të kristalta, zonat malore dhe trashëgiminë kulturore, të cilat, të promovuara gjerësisht edhe në rrjetet sociale, kanë rritur ekspozimin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.
Materialin e BFM Business për rritjen e interesit të turistëve francezë e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, duke e sjellë atë si një tjetër tregues të ecurisë së sektorit turistik.
Cili qark mori më shumë kredi për shtëpi në 2026? Tirana mban rekordin e huave për banesa, Korça e para për rritjen
Kreditë për blerjen e banesave vijojnë të zgjerohen, me Tiranën që mban dukshëm peshën kryesore të financimit për shtëpi. Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë"......
Si pritet të ndryshojnë çmimet e pronave në Durrës? Në 3–5 vitet e ardhshme, tregu pritet të favorizohet nga ndërtimet e reja
Durrësi po konsolidon pozicionin si një nga tregjet më të kërkuara të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, me apartamentet që përbëjnë pjesën dërrmuese të......
Doganat arkëtojnë 142 miliardë lekë në 7 muaj - 5.1 miliardë lekë shtesë, mallrat e akcizës japin kontributin kryesor
Të ardhurat doganore kanë rezultuar me performancë pozitive përgjatë këtij vitit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën......
Bonot 12-mujore bëhen më fitimprurëse - Yield-i shënon rritje në ankandin e fundit, por kërkesa e investitorëve mbetet e ulët
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një tjetër rritje në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave, më 11 gusht.......
Nufi: Dronët, komponent i rëndësishëm i Forcave të Armatosura për monitorimin e zjarreve
Bayraktar TB2 transmeton në kohë reale të dhëna për vatrat e zjarrit dhe mbështet koordinimin e operacioneve Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të......
Dita më e nxehtë, temperaturat kalojnë 40 gradë! - Elbasani dhe Berati, ndër qytetet ku termometri shënon vlerat më të larta
E mërkura shënon kulmin e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Temperaturat maksimale llogariten në 41 deri në 42 gradë Celsius në......
Plazhet publike rriten me 67% në 2026 - Ministri Gonxhja: Në dispozicion janë 1.689 parcela publike
Numri i parcelave dhe stacioneve të plazhit me funksion dhe administrim publik është rritur ndjeshëm gjatë sezonit turistik 2026. Ministri i Turizmit,......
Dollari bie nën 80 lekë – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje dhe pozitivisht ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me mëngjesin e kaluar pasi është blerë......

