Francë-Shqipëri/ Ministri Malaj fton investitorët francezë të investojnë në sektorë prioritarë të ekonomisë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Deleguar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Ekonomik të qeverisë së Francës, Nicolas Forissier, dhe delegacionin që e shoqëronte atë.
Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe forcimit të mëtejshëm të tij në të ardhmen, me fokus në integrimin evropian, zhvillimin e qëndrueshëm dhe nxitjen e investimeve dypalëshe.
Ministri Malaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që qeveria franceze ka dhënë për vendin tonë, reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe vuri theksin në potencialin e madh që ekziston për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Ministri i Financave ftoi investitorët francezë të rrisin prezencën e tyre në Shqipëri duke investuar në sektorë prioritarë të ekonomisë, si turizmi, bujqësia, infrastruktura apo dixhitalizimi.
Malaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Francës ndaj progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, e në mënyrë të veçantë për mbështetjen publike të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndaj objektivit të Shqipërisë për përmbylljen e procesit teknik të përafrimit me acquis të BE-së brenda vitit 2027.
Një vend të veçantë në diskutime gjatë takimit iu kushtua dhe rolit që luan Agjencia Franceze për Zhvillim (ADF) në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, përmes projekteve në fusha të ndryshme.
Që nga viti 2021, AFD ka angazhuar 330 milionë euro, nga të cilat 270 milionë euro në mbështetje buxhetore përmes kredive të bazuara në politika në sektorët e energjisë, zhvillimit të gjelbër dhe politikave gjinore, si dhe 60 milionë euro për investime në infrastrukturë. Pesë marrëveshjet e nënshkruara me AFD janë hua sovrane, tre nga të cilat janë disbursuar plotësisht, ndërsa dy të tjera janë aktualisht në proces disbursimi.
AFD është shndërruar në një nga partnerët më strategjikë të zhvillimit për Shqipërinë.
Portofoli i bashkëpunimit me Francën pritet të zgjerohet ndjeshëm, duke kontribuar në sektorë si energjia, uji, digjitalizimi, tekonologjia e informacionit dhe mjedisi.
Si do të blihen kompanitë e mëdha në Shqipëri? - Mbrojtje e shtuar për aksionarët e vegjël. Rregullat e reja garantojnë barazi në çmim
Rregullat për mënyrën se si blihen kompanitë e listuara në bursë, pra ato kompani që kanë aksione të hapura për publikun, do të ndryshojnë. Qeveria ka......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë sipas kursit......
Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba - Nga 294-384 euro në vit. Falen të gjitha kamatvonesat në sistem
Nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, apo gjobave dhe kamatëvonesave do të përfitojnë edhe fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që......
50% e evropianëve nuk mund të blejnë një shtëpi - Raporti, ndryshime të thella nga një vend në tjetrin
Shumë evropianë nuk janë optimistë për blerjen e një shtëpie. Në 23 vende, pothuajse gjysma thonë se nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë një shtëpi,......
Italia rrit taksën për kompanitë e energjisë - Do të financojë uljen e faturave për familjet dhe bizneset
Italia miratoi një rritje prej dy pikësh përqindjeje në taksën e korporatave IRAP mbi firmat e energjisë, për të ndihmuar në financimin e një pakete masash......
Mbrojtje për bankat dhe skemat e kartave evropiane - Cipollone i BQE, flet për të ardhmen e euros digjitale
Euro digjitale do të projektohet për të mbrojtur skemat evropiane të kartave dhe për t'i mbajtur bankat në qendër të sistemit të pagesave të rajonit, tha një......
Portal online për të anashkaluar ndalimet e përmbajtjes - SHBA-të planifikojnë të luftojnë censurën në Evropë dhe botë
Departamenti Amerikan i Shtetit po zhvillon një portal online që do t'u mundësojë njerëzve në Evropë dhe në të gjithë botën të shohin përmbajtje të ndaluar......
OBP, 35.5 milionë euro kursime nga prokurimet në 21 muaj
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35.5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të......


