Forumi për sigurinë dhe mbrojtjen bën bashkë shoqatat e biznesit-Hasani: Me teknologjitë e reja duhet të modernizojmë sektorët e mbrojtjes
Ambasada Çeke në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dhomën e Tregtisë së Tiranës, si dhe Shoqatën e Industrisë së Digurisë dhe Mbrojtjes së Çekisë, organizuan Forumin e Industrisë së Mbrojtjes dhe të Sigurisë. Fokus i këtij forumi ishte industria e municioneve dhe rëndësia e tyre.
“Lufta e Rusisë kundër Ukraninës na ka kujtuar se prodhimi i përmirësiuar i armëve është bërë prioritet.”
Ndërkohë ministri për Punët e Jatshme Igli Hasani u shpreh se duhet të shfrytëzojmë teknologjitë më të fundit për të modernizuar sektorët e mbrojtjes.
Sinkron Igli Hasani Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme
“Pjesëmarrja e industrisë së mbrojtjes në këtë forum është thelbësore për forcimin e kapaciteteve tona mbrotjëse. Ky bashkëpunim na lejon të shfrytëzojmë teknologjitë më të fundit dhe ekspertizën për të modernizuar sektorët tanë të mbrojtjes dhe për të kontribuar në sigurinë e dy shteteve tona. Si vend anëtar i NATO-S, dhe si një vend i investuar thellë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe hapësirës më të gjerë euroatlantike, Shqipëria është e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.”
Sipas ministres së mbrojtjes së Çekisë, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përsa i përket forcimit të armatimeve dhe industrisë së armëve.
“Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar dhe ndërtuar një bazë të qëndrueshme të industrisë së mbrojtjes. Këto përfshijnë miratimin e një kuadri të ri rregullator dhe krijimin e strukturave të reja, si Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes. Këto reforma synojnë të forcojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe të nxisin bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. Krijimi i një industrie të re nga fillimi ofron mundësinë për të mësuar nga përvojat dhe gabimet e vendeve të tjera, duke ndërtuar një bazë të fortë dhe efektive për të ardhmen.”
Sondazh

Qeveria miraton projektligjin-Banka e Zhvillimit, miratim me procedurë të përshpejtuar
Qeveria në mbledhjen e saj të fundit kaloi për në Kuvend për shqyrtim dhe miratim me procedurë të përshpejtuar projektligjin “Për Bankën Shqiptare të......

Ndryshime në qeveri, Florian Semani emërohet zv.ministër i Financave
Florian Seman është emëruar në postin e zëvendësministrit të Financave. Emërimi u bë pas vendimit të marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte në......

Franca ofron armët bërthamore për të mbrojtur Evropën - Macron, i gatshëm të ndihmojë kontinentin ndaj kërcënimit rus
Franca është e hapur për të diskutuar zgjerimin e mbrojtjes së ofruar nga arsenali i saj bërthamor për partnerët evropianë, tha Presidenti Emmanuel Macron,......

'Mbrojtja civile duhet të rritet' - Pse Holanda po rekomandon qytetarët që të marrin pajisje urgjence 72-orëshe?!
Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, lëshoi një rekomandim për të gjithë qytetarët që të përpilojnë komplete emergjence 72-orëshe......

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh? - Lufta III Botërore, ndryshimi i klimës, robotët, ndër rreziqet kryesore
Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa prej jush kanë......

“Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave” - Bejko: Tejkalim i 4 ndotësve në 10, nga 12 stacione monitorimi
Niveli i dykosidit të karbonit, dyoksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Të dhënat i përkasin Raportit......

TikTok në Shqipëri mbyllet për 1 vit - Qeveria miraton vendimin, Manastirliu: Qëllimi është vendosja e filtrave
Jo më TikTok për të paktën 12 muaj. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në mbledhjen e fundit dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu,......

Sa leje ndërtimi u dhanë për hotele në vitin 2024? Numri paraqitet më rënie, por sipërfaqja u rrit me 22% në një vit
Të dhënat mbi lejet e ndërtimit për vitin 2024 treguan se edhe pse numri i tyre paraqitej me rënie, vlera e parashikuar dhe sipërfaqa e miratuar ishin me......