Forumi i Sigurisë së Varshavës, Vengu: Bashkëpunim në industrinë ushtrake me Poloninë
Polonia ja ka dalë ta kthejë forcimin e ushtrinë në një shtyllë të zhvillimit ekonomik, dhe ky është një mësim i vyer edhe për Shqipërinë. Këtë mesazh ka përcjellë nga Varshava, ku po merr pjesë në Forumin e Sigurisë, ministri ynë i mbrojtjes Pirro Vengu. Sipas tij ky Forum “na mundëson që eksperiencën e ndërthurur të vendeve të NATO-s, BE-së dhe aktorëve të industrisë ushtarake ta përdorim si një bazament të fortë për modernizimin e sektorit të mbrojtjes”. Në një emsazh të shpërndarë në rrjetet sociale Vengu shprehet:
“Jemi sot në Varshavë, ku pas konsultimeve dypalëshe me homologun polak patëm mundësinë të vendosim piketat e bashkëpunimit në fushën e industrisë ushtarake dhe fuqizimit të kapitalit njerëzor mes dy forcave tona të armatosura. Polonia është një vend shembull për mënyrën se si ka gërshetuar anëtarësimin në Bashkimin Europian me forcimin e ushtrisë, duke e kthyer atë në një shtyllë të zhvillimit ekonomik. Këto mësime të vyera synojmë t’i përvetësojmë edhe ne, në funksion të rritjes së kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Aktualisht ndodhemi në ambientet e brendshme të Forumit të Sigurisë së Varshavës, një prej formateve më të rëndësishme në Europë përsa i përket bashkëpunimit mes vendeve të NATO-s, Bashkimit Europian dhe industrisë ushtarake. Sivjet, fokusi i veçantë i forumit është mbrojtja kibernetike, një fushë ku Shqipëria ka pasur rritje domethënëse dhe arritje të njohura edhe në panelet e sotme. Vetëm në ditët e fundit, vendi ynë është renditur ndër 15 shtetet kryesore për kapacitetet e mbrojtjes kibernetike, qoftë në aspektin civil apo ushtarak.
Ne do të përpiqemi që ta replikojmë këtë format së shpejti edhe në vendin tonë, falë bashkëpunimit me aleatët polakë, gjermanë dhe amerikanë, në mënyrë që të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe mbrojtjes kibernetike të zënë një vend të posaçëm në politikën tonë të bashkëpunimit ushtarak me vendet aleate, veçanërisht me Europën Juglindore.”

Shqetësimet e industrisë gjermane, Lufthansa do të shkurtojë 4,000 vende pune
Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve......

Strategjia e Sigurisë Rrugore, në konsultim publik - Balluku, ftesë ekspertëve: Rrugë më të sigurta për të gjithë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur konsultimin publik për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026‑2030 dhe për Planin e Veprimit......

Si do të paguhen taksat e mjeteve në e-Albania? - Haxhiu: Kjo risi është kursim financiar dhe kohe për qytetarët
“Të gjithë ata qytetarë të cilët disponojnë një mjet, që prej ditës së sotme, nuk do të kenë më nevojë për të shkuar pranë sporteleve për të paguar taksat e......

Shpallen fituesit për rikonstruksionin e Urës së Milotit - Pritet që punimet të mbyllen brenda tetë javëve
Rreth 5 javë pasi hapi tenderin, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë ndërhyrjet emergjente për rikonstruksionin......

“Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë fizike” - Ibrahimaj: Luftë ndaj ekonomisë informale, përmirësim të klimës së investimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një deklarate për mediat, u ndal në zbatimin e një plani 3-vjeçar, që qeveria do të zbatojë......

Rreth 12 mijë kërkesa për leje ndërtimi gjatë 8 muajve të pare të 2025/ Që nga 2022 mesatarisht 20 mijë aplikime për vit
Që prej vitit 2016, procesi i aplikimit për leje ndërtimi është dixhitalizuar përmes platformës e-Albania, duke u kthyer në një nga shërbimet më të përdorura......

Ndërtimi dhe informacioni “thithin” më shumë kredi/ Tregtia, tradicionalisht huamarrësi kryesor, shënoi një rënie prej 35%
Kreditimi i korporatave jofinanciare private vijoi tkurrjen edhe në gusht, duke rënë me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke......

Gjermani, papunësia rritet mbi pritshmëritë - Tregu i punës nuk ofron stimujt e nevojshëm për rimëkëmbje
Papunësia në Gjermani u rrit më shumë se sa pritej në shtator, sipas të dhënave të zyrës së punës, ndërsa tregu i punës po përballet me vështirësi për t’u......