Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2025, 10:35

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025 - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande me 4-5 yje do të përfitojnë lehtësira

Nga SCAN TV

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025 - Balluku: Sipërmarrësit

Ka nisur në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025. Në nisje të këtij eventi, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u bëri thirrje sipërmarrësve nga Turqia për të investuar në disa nga sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare. 

“Partneriteti mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mes besimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për stabilitet në rajon. Sot jam këtu për të forcuar më tej këto ura bashkëpunimi, për të eksploruar mundësitë e reja, investime dhe për t’i dhënë një puls të ri marrëdhënieve tona ekonomike. Arsyet pse një sipërmarrje turke duhet të vijë për të investuar në Shqipëri, pa dashur që ta blasfemoj historinë me këtë krahasim timin, më kanë ndryshuar nga arsyet pse Bajaziti, Murati apo Mehmeti, Fatihu donin të instaloheshin në Shqipëri. Shqipëria ka një treg dinamik që sjell me vete avantazhe të pakrahasueshme për të gjithë ata që investojnë paratë në këto 28 mijë km katrorë. Ne jemi një vend i vogël në hartë, me sipërfaqe, por i madh në mundësi. Shqipëria është shumë më shumë se një destinacion plazhesh  është një destinacion i ri i biznesit, por bizneset turke, investitorët turq e kanë zbuluar në rastin e parë që Shqipëria hapi dyert në fillim të viteve ’90. Ne jemi një vend me një kuadër fiskal ndër më të favorshmit në Europë, me përfitime shtesë për të gjithë investitorët e huaj apo sektorë të rinj si turizmi, energjia, teknologjia, bujqësia dhe industria, ku aplikohen përjashtime nga taksat apo lehtësira të tjera tatimore. Për shembull, në sektorin e IT-së, apo prodhimit të software-ve, Shqipëria aplikon 5% taksë mbi fitimin, ose përjashtim 15 vjeçar nga taksa për bizneset e shtrira në parqet teknologjike apo ato shkencore.Në bujqësi dhe agroturizëm aplikohet 5% tatim, të paktën deri në vitin 2029. Industria automotive përsëri 5% fitim deri në fund të 2029-ës.Turizmi është një sektor ku me shumë përpjekje ,ne po ecim në hapat që Turqia ka hedhur 20 vite përpara nesh, duke tërhequr markat elitare dhe duke inkurajuar brendet dhe emrat më të mëdhenj të botës. Për të gjithë ata sipërmarrës që duan të replikojnë këtë histori suksesi, duke sjellë brende me 4 apo 5 yje në Shqipëri, përjashtohen 10 vjet nga tatimi mbi fitimin dhe taksat vendore.”, deklaroi Balluku.

(vijon)

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat