Forumi i Biznesit: Investimet e huaja nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri, me rritje të konsiderueshme
Me një rritje të investimeve arabe në Shqipëri, dhe një trend pozitiv të shkëmbimeve tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ynë po bëhet gjithnjë e më tërheqës. Gjatë një Forumi Biznesi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, e oraganizuar nga AIDA, u diskutua për eksplorimin e sektorëve të rinj për të investuar në Shqipëri.
“Shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve kanë ndjekur një ecuri pozitive, po ashtu dhe investimet e huaja nga ana e Emirateve të Bashkuara në Shqipëri. Ne e shohim Shqipërinë si një vend me potencial ku duhet të synojmë të rrisim bashkëpunimin mes 2 vendeve”, u shpreh Ministri I Shtetit për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë forumit, Drejtoresha Ekzekutie e AIDA-S, Laura Plaku, solli një panoramë më të qartë të Shqipërisë për investitorët Arabë që ishin prezentë në Forum.
“Shqipëria ka njohur një trend rritës të zhvillimit ekonomik. Ndërtimi, turizmi apo dhe energjia janë ndër sektorët të cilët vendi ynë po i jep vëmendjen e duhur. Deri në shtator, Shqipëria mirëpriti rreth 9.7 milionë turistë, duke e kthyer në një sektor tërheqës për investimet e huaja”, u shpreh Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-S
Sipas të dhënave nga INSTAT, shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve kanë patur ecuri pozitive, ku përgjatë vitit të shkuar, volumet tregtare arritën në 43 milionë euro, ndërsa investimet e huaja në gjysmën e parë të vitit arritën 52 milionë euro.
Sondazh

326 euro për një kafe? Ferma skoceze josh investitorët aksione dhe kafeinë!
Një fermë qumështi skoceze po ofron atë që e faturon si filxhanin e kafesë më të shtrenjtë në Mbretërinë e Bashkuar, 272 £ (326 €) për një kafe me krem, një......

Europa përfshihet nga i ftohti polar – Reshje dëbore dhe erëra të acarta parashikohen gjatë fundjavës!
Bora ka filluar të bjerë nëpër pjesë të Europës Qendrore, ndërsa një front i ajrit të ftohtë polar po përfshin gjithë kontinentin. Në Belgjikë, shiu i......

Anëtarësimi në SEPA/ Rama: Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria nga prilli Shqipëria do të bëhet zyrtarisht pjesë e SEPA. Në një postim në platformën X, Kreu i......

Spanja do të japë leje qëndrimi dhe pune për rreth 300 mijë emigrantë pa dokumente në vit!
Spanja thotë se do të japë leje qëndrimi dhe pune për rreth 300,000 emigrantë pa dokumente çdo vit për tre vitet e ardhshme. Elma Saiz, Ministrja Spanjolle e......

SEPA/ Nga prilli, Shqipëria bëhet zyrtarisht pjesë e Sistemit Europian të Pagesave
Bruksel, 21 Nëntor 2024 – Që nga sot, Shqipëria është pjesë e kuadrit gjeografik të skemave të pagesave të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Nën......

Automjetet elektrike “fundosin” Ford - Do të shkurtojë 4,000 vende pune në Evropë
Ford tha se do të shkurtonte rreth 14% të fuqisë punëtore evropiane, duke fajësuar humbjet në vitet e fundit për shkak të kërkesës së dobët të automjeteve......

Kthehen paratë për profesionistët e lirë - Malaj: Rimbursimi brenda Dhjetorit. Rivlerësimi vitin e ardhshëm
Brenda muajit Dhjetor, profesionistëve të lirë do tu kthehen pas 5 milionë euro të paguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat dhe......

Sipërmarrjet britanike, në vështirësi - Ritmi i bizneseve të reja, më i ngadalti që nga viti 2010!
Britanikët nisën biznese të reja vitin e kaluar me ritmin më të ngadaltë që nga viti 2010, një shenjë paralajmëruese e mundshme për rritjen ekonomike dhe......