Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2024, 19:08

Forumi i Biznesit  i AIC, Kumbaro: Ja dolëm ta kthejmë turizmin në industri

Nga SCAN TV

Forumi i Biznesit  i AIC, Kumbaro: Ja dolëm ta kthejmë turizmin

“Tashmë mund të flasim për industri turistike shqiptare. Në një kohë që jo më shumë se 15 vite më parë nuk bëhej fjalë as për turizëm.” Deklarat i përket Ministers së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka përgëzuar Korporatën Shqiptare të Investimeve për mundësitë e reja që ka hapur për turizmin.

Në fjalën e saj në Forumin e Biznesit të AIC, zonja Kumbaro tha se tashmë  Shqipëria, e në mënyrë të veçantë Tirana është kthyer në një destinacion global turistik, duke specifikuar një lloj të veçantë turizmi, atë të eventeve.

Zonja Kumbaro paralajmëroi se së shpejti do të dalin shifrat e përditësuara për numrin e turistëve dhe të ardhurave që ata sollën në ekonomi.

Forumi i Biznesit I AIC, u mbajt për dy ditë në Tiranë. Ai bëri bashkë investitorë të interesuar nga vendi dhe bota dhe parashtroi mundësitë për investime në kushtet e zhvillimeve të vrullshme të teknologjisë dhe inovacionit

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat