Formimi profesional/ Gonxhja: Mbi 10 mijë trajnime përgjatë 12 muajve të fundit!
Në 12 muajt e fundit, Qendrat e Formimit Profesional kanë ofruar mundësi të shumta për aftësimin e qytetarëve, duke mbështetur strategjinë për forcimin e kapaciteteve të punësimit dhe rritjen e mundësive për të gjithë ata që kërkojnë punë.
Gjatë kësaj periudhe, 10 745 punëkërkues të papunë janë trajnuar dhe kanë përfituar aftësitë e nevojshme për të siguruar një punë të qëndrueshme. Ndër këta 5 922 gra dhe vajza kanë përfituar aftësim profesional, duke kontribuar kështu në fuqizimin e gruas në tregun e punës dhe në rritjen e mundësive për pavarësi ekonomike.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se formimi profesional mundëson marrjen e një profesioni të mirëpaguar brenda 4 muajve. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet online përmes platformës e-Albania, në shërbimin “aplikim për kurse të formimit profesional”.
Formimi profesional është një mundësi për t’u përgatitur për profesione të kërkuara dhe me mundësi të mira punësimi në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi.
Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat.

19 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit – AKMC informon mbi situatën aktuale në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra......

Sa të shpejtë e kanë shqiptarët internetin? Renditemi në vendin e 77-të në botë. Kryeson Singapori
Interneti është bërë një ndër pjesët më të pandashme të jetës sonë të përditshme. Gjithnjë e më shumë kohë po kalojmë të lidhur me rrjetin, si për punë,......

Kursim nga ndriçimi rrugor LED - Përfitime për buxhetin lokal, bashkitë shkurtojnë shpenzimet për energjinë elektrike
Bashkia e Himarës do të jetë ndër pak nga njësitë vendore në vend që do të zbatojë ndriçimin rrugor me teknologji LED në rrjetin e saj rrugor. Kontrata për......

Detyrim vetëdeklarimi i adresës së banesës në e-Albania - Publikohet në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë
Duke nisur nga dita e sotme shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje të lehtë të vlerës ka pësuar zbritje të saj në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë......

Paketa e maleve/ Denaj: Aplikimet dorëzohen përmes portalit e-Albania!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj rikujtoi në rrjete sociale se janë hapur tashmë prej pak ditësh aplikimet për Paketën e Maleve nga i......

Cilët sektorë po fitojnë më shumë para’? - Rritet transporti dhe tregtia, bie prodhimi
Bizneset që operojnë në vend kanë paguar afro 285 milionë euro tatim mbi fitimin përgjatë periudhës Janar-Maj 2025. Në raport me të njëjtën periudhë të një......

Spanjollët braktisin plazhet - Shkak, turizmi masiv dhe rritja e çmimeve
Pushuesit ndërkombëtarë po i mbajnë spanjollët gjithnjë e më larg plazheve të tyre të mrekullueshme për shkak të çmimeve gjithnjë në rritje të hoteleve dhe......