Shqipëria Postuar më 21 Janar 2026, 09:43

Forcohet sërish Franga zvicerane – Dollari amerikan, rikuperon edhe ai pikë!

Nga Edel Strazimiri

Forcohet sërish Franga zvicerane – Dollari amerikan, rikuperon edhe

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe është shitur me 83 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon edhe këtë të mërkurë të ruaj trendin e saj konstant duke mos shënuar luhatje të konsiderueshme të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 96.2 lekë dhe është shitur me 96.9 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane është forcuar këtë mëngjes duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq nuk duket të ketë pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës nga dita e martë teksa është blerë sot pa ndonjë ndryshim të dukshëm me 110 lekë dhe është shitur me 111 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat