Shqipëria Postuar më 12 Maj 2026, 10:05

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen ndjeshëm

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga dita që lamë pas teksa është blerë me 80.7 lekë dhe është shitur me 81.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të kuotës as këtë të martë pasi është blerë sot në raport me një ditë më parë me 95.1 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e hënë duke u blerë këtë mëngjes me 103.4 lekë dhe duke u shitur me 104.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu edhe ai ka pësuar një luhatje negative mëngjesin e kësaj të marte duke humbur pikë dhe duke u dobësuar nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat