Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare - Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

Qeveria ka ndërmarrë një nismë të re ligjore që synon të përmirësojë kuadrin rregullator për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, duke e përafruar plotësisht atë me standardet e Bashkimit Evropian.
Projektligji i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit vjen në kuadër të procesit të integrimit europian dhe harmonizimit me direktivën e BE, e cila synon luftimin e praktikave të pagesave me vonesë mes bizneseve dhe autoriteteve publike.
Ndryshimet ligjore prekin disa elementë kyç të ligjit ekzistues, duke nisur nga përkufizimet bazë. Zgjerohet koncepti i “sipërmarrjes”, duke përfshirë jo vetëm shoqëritë tregtare, por edhe personat fizikë dhe profesionet e lira, me qëllim trajtim më gjithëpërfshirës të marrëdhënieve tregtare.
Po ashtu, rishikohen normat e interesit dhe saktësohet mënyra e llogaritjes së kamatëvonesës, duke përcaktuar qartë edhe rastet kur ajo lind automatikisht në përputhje me afatet ligjore.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me afatet e pagesave, ku parashikohet që ato të mos tejkalojnë 30 deri në 60 ditë kalendarike, ndërsa procedurat e kolaudimit për mallra apo shërbime kufizohen deri në 30 ditë.
Në rast të vonesës, kamatëvonesa do të aplikohet automatikisht, duke synuar disiplinim më të madh financiar dhe mbrojtje të likuiditetit të bizneseve, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë më të ekspozuara ndaj problemeve të cash floë.
Projektligji gjithashtu sjell ndryshime edhe në aspektin procedural gjyqësor, duke parashikuar që gjykatat të lëshojnë urdhër ekzekutimi brenda 90 ditëve për faturat e papaguara, në rastet kur debia nuk kundërshtohet.
Sipas relacionit shoqërues, këto ndryshime synojnë jo vetëm përmirësimin e klimës së biznesit në vend, por edhe avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
A do të jetë ky sezoni më i suksesshëm veror? Bizneset përgatiten, importet e çadrave të diellit arrijnë rekord historik në prill
Importet e çadrave të diellit dhe produkteve të ngjashme arritën nivel rekord në muajin prill 2026, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe......
Pagesat në euro arrijnë rekord të ri në Shqipëri - BSH: 30% më shumë transferta me AIPS EURO në janar-prill 2026
Katër muajt e parë të vitit 2026 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë krahasuar me......
Rritet prodhimi vendas i energjisë elektrike/ 3-mujori, INSTAT: Eksportet u dyfishuan, importet ranë me 57.4%
Tremujori i parë i vitit 2026 ka rezultuar pozitiv për sektorin energjetik në vend, teksa përmirësimi i situatës hidrike ndikoi në rritjen e ndjeshme të......
Karburantet marrin tjetër ulje - Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për karburantet në vend, duke vendosur ulje të mëtejshme të çmimit të gazoilit dhe benzinës në tregun......
“Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon transformimin e Shkodrës dhe veriut të vendit
Në Parlament pritet të miratohet kredia për projektin strategjik “Porta e Alpeve”, një program investimesh me vlerë 100 milionë euro, i financuar nga Banka......
Edhe 10 ditë afat për instalimin e POS/POI - Tatimet apel bizneseve të zbatojnë detyrimin cashless
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati ligjor për zbatimin e detyrimit të pagesave elektronike (cashless)......
Hoxha takim me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së: Angazhim për të thelluar reformat
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, zhvilluan një diskutim me ambasadorët e......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan humbet pikë. Forcohen Paundi e Franga
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë të enjte negativisht duke pësuar kështu një zbritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është......


