Forcohet kontrolli i produkteve ushqimore - Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë: Me lot identifikues nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që tregtohen në vend do të duhet të jenë të pajisura me tregues identifikues të quajtur "lot", sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Bujqësisë. Udhëzimi i ri synon vendosjen e sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, nga prodhimi deri te shitja.
Referuar udhëzimit të publikuar në Fletorin Zyrtare, lot-i do të jetë një kod me shkronja apo numra, që vendoset nga prodhuesi apo përpunuesi. Ky tregues do të mundësojë identifikimin e saktë të serisë së prodhimit të një produkti dhe do t’u vijë në ndihmë autoriteteve, për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë çdo problem të mundshëm të sigurisë ushqimore. Çdo produkt ushqimor që hidhet në treg pas datës 1 janar 2026 do të duhet të mbajë këtë kod.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë produktet bujqësore të dorëzuara direkt në stacione përpunimi; produktet në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, kur nuk janë të parapaketuara; si dhe paketimet shumë të vogla, me sipërfaqe më të vogël se 10 cm².
Ndërkohë, kodet duhet të jenë të shënuara në etiketë apo ambalazh dhe të jenë të lexueshme e të dukshme. Në rastet kur produktet kanë të shënuar datën e përdorimit, treguesi i lot-it nuk është i detyrueshëm, por me kusht që data të jetë e plotë dhe e lexueshme.
Nga ana tjetër, produktet që janë etiketuar përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, mund të tregtohen deri në përfundim të stoqeve ekzistuese, me detyrim që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të evidentojë sasinë deri në shitjen e plotë të tyre, sipas udhëzimit.
Për zbatimin e këtij udhëzimi i është ngarkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore si dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Udhëzimi hyn në fuqi duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Sondazh

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!
Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

2 milion euro grant perfomance për 61 bashki - Afati i aplikimeve dhe kriteret e shpërndarjes
Bashkitë kanë mundësinë të aplikojnë për Grantin e Bazuar në Performancë për vitin 2025. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore bën me dije se ky......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rënie të ndjeshme në raport me javën qe lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 85.5 lekë dhe duke u shitur me......

Çekia “çlirohet” nga nafta ruse - Arrin pavarësinë nga furnizimet e Kremlinit për herë të parë në histori
Republika Çeke është bërë plotësisht e pavarur nga furnizimet ruse me naftë për herë të parë në historinë e saj, pas përfundimit të përmirësimeve të......

Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Më parë nuk i thoje dot qytet
Kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës, të cilave ju kërkoi të votojnë në 11 për një Shqipëri europiane dhe......

Berisha me fermerët në Elbasan: Do të merrni kredi të buta, 80% të interesit do e paguajë shteti
Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët e Elbasanit. Në fjalën e tij, Berisha premtoi kredi të buta dhe fonde të veçanta. "Linja......

Kryeministri Edi Rama viziton kampusin e ri universitar në Korçë-"Vjen tregu brenda universitetit"
"Poli i Dijes’’, është kampusi i ri Universitar, që i shtohet institucioneve arsimore të Korçës dhe jo vetëm, një hapësirë prej 8500 metër katrorë, e......

Berisha uron Pashkën nga Kavaja: Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare
Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë dhe të Kavajës, Gëzuar! Jam shumë i nderuar dhe gëzuar që jam sot këtu tek Ju. Histori ringjallje e plotë,......