Shqipëria Postuar më 5 Shkurt 2026, 10:12

Forcohet Dollari amerikan – Paundi dhe Franga humbasin pikë!

Nga Edel Strazimiri

Forcohet Dollari amerikan – Paundi dhe Franga humbasin pikë!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke e nisur ditën pozitivisht teksa është blerë sot krahasuar me një ditë më parë me 81.3 lekë dhe duke u shitur me 82.4 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka vijuar edhe këtë të enjte të mos pësojë lëvizje të ndjeshme të vlerës duke u blerë sot në raport me ditën që lamë pas me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur një zbritje të vlerës këtë mëngjes duke u dobësuar nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 104.5 lekë dhe duke u shitur me 105.5 lekë.

Paundi britanik gjithashtu është dobësuar këtë të enjte duke u blerë sot në raport me ditën e mërkurë me 110.8 lekë dhe duke u shitur me 111.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat