Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2025, 10:05

Forcohen valutat kryesore – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Forcohen valutat kryesore – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?

Dollari  amerikan e ka nisur këtë muaj pozitivisht duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe duke u shitur me 84.2 lekë në raport me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë të hënë pasi në raport me javën që lamë pas është blerë këtë mëngjes me 96.4 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo është forcuar duke shënuar rritje të kuotës këtë fillim muaji teksa është blerë sot me 96.4 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë krahasuar me javën e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim këtë fillim muaji pasi edhe ai ka pasur një rritje të vlerës në raport me javën e kaluar teksa është blerë sot me 109.3 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat