Shqipëria Postuar më 20 Maj 2026, 11:03

Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Franga humbet pikë

Nga Edel Strazimiri

Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Franga humbet pikë

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar ndjeshëm në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane edhe këtë të mërkurë nuk ka pësuar luhatje të konsiderueshme të vlerës pasi krahasuar me ditën që lamë pas është blerë sot me 95.1 lekë dhe është shitur me 95.7 lekë pa ndonjë ndryshim të dukshëm.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u dobësuar nga dita e martë teksa është blerë me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq ka pasur një rritje të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure duke fituar pikë ndjeshëm teksa është blerë sot me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.4 lekë në raport me ditën e djeshme.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat