Shqipëria Postuar më 14 Nëntor 2024, 09:05

Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?

Nga Edel Strazimiri
Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?

 

Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke regjistruar kështu  rritje nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme nga dita e djeshme pasi vijon edhe këtë të enjte të blihet me 97.8 lekë dhe të shitet me 98.4 lekë krahasuar me dje.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pasur një lëvizje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë edhe sot me 104 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë në raport me dje.

Paundi britanik ka pasur një rritje të vlerës në raport me ditën e mërkurë teksa është blerë sot me 117.4 lekë dhe është shitur me 118.4 lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat