Forcimi i kontrollit mbi territorin - Rama, në konferencë: Detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike!
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, po zhvillojnë një konferencë për mediat në ambientet e kryeministrisë.
Masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin me forcë të ndërtimtarisë së paligjshme, në rrugën e Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, janë fokusi i kësaj konference.
Ndër të tjera, kryeministri Rama u shpreh: “Nuk do të lejohet më të futen njerëzit në apartamente pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur me hipotekë. Gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, nga arkitekti, deri tek agjencia e zhvillimit të territorit, apo bashkitë, si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe me ujë. Ky bllok hyn tek ligji për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin e planifikimit dhe zhvillimi i territorit.
Është shumë e rëndësishme për ata që operojnë dhe kryejnë aktivitet komercial në hapësirat publike, por edhe ata që zhvillojnë pronën private. Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Me këtë masë të re, hyn në fuqi si detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike”.
Më tej ai shtoi:
"Kjo konferencë ka një vlerë të posaçme për këtë moment të rrugës sonë dhe ka një vlerë të posaçme edhe për të njohur publikun me të gjitha aspektet e masave që qeveria ka marrë dhe tani një pjesë e tyre ka marrë fuqi ligjore, ndërkohë që një pjesë tjetër do të dalin në konsultim publik, pasi lidhen me kodin penal. Tërësia e këtyre masave lidhet me domosdoshmërinë e përpjekjes për t'i dhënë fund njëherë e mirë ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Krijon kushtet për një disiplinim të mëtejshëm për të gjithë procesin e ndërtimit, jo vetëm për ndërtimet pa leje, por edhe ndërtimet me leje që bëhen shkak për situata të vështira për njerëzit që paguajnë për të blerë shtëpi dhe hasin gjithfarë lloj pengesash, deri regjistrimin, apo mundësinë për të hyrë në shtëpi.
Kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit. Duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit. Nëse arkitekti i ikën përgjegjësisë, paguan pasojat. Formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara para çdo fillimi ndërtimi. Përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë gjatë zhvillimit të punimeve. Ky është një aspekt që ka çaluar shumë.
4 faza të detyrueshme kontrolli, nga ana njësive të vetëqeverisjes vendore. Detyrimi për dhënien e certifikatës së përdorimit nga autoriteti përgjegjës të zhvillimit të territorit.
Kemi shtuar detyrimin që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Arsyeja pse njerëzit mbeten pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë rregullat. Mbikqyrja nga ana e bashkive rezulton jashtëzakonisht e dobët.
Nuk do të lejohet më të futen njerëzit në apartamente pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur me hipotekë.
Gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, nga arkitekti, deri tek agjencia e zhvillimit të territorit, apo bashkitë, si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe me ujë. Ky bllok hyn tek ligji për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin e planifikimit dhe zhvillimi i territorit. Është shumë e rëndësishme për ata që operojnë dhe kryejnë aktivitet komercial në hapësirat publike, por edhe ata që zhvillojnë pronën private.
Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Me këtë masë të re, hyn në fuqi si detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Siç janë të gjithë pronarë të mjediseve të përbashkëta, janë bashkëpronarë edhe të mjedisit jashtë, si komunitet.
Kjo bën që të jenë shumë të qartë të gjithë ata që sot janë zaptues, por edhe ata gjykatës, që në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq, i japin të drejtë zaptuesve. Nuk mundet më askush të pretendojë se e ka pronën e vet.
Asnjë hapësirë midis pallateve, pranë pallateve, asnjë hapësirë që nuk është e ndërtuar, askush nuk mund të bëjë asnjë lloj aktiviteti, as të vendosë traun për ta kthyer në një parkim. Këto hapësira nuk do të tjetërsohen. Për sa kohë aty nuk ka një leje ndërtimi, i takon bashkisë, shtetit, që në ato zona të garantojë pastërti, siguri.
Natyrisht të mbjellë pemë, të bëjë lulishte në këto prona komunitare, por pa qëllim fitimi. Është e paimagjinueshme ndërkohë që për pak vite i bashkohemi BE, të kemi diskutime për karakterin social të pronës. Është normë e Bashkimit Europian.”

Nga Zvicra dhe Holanda, tek Turqia e Italia/ Si ndryshoi harta e parave të huaja në Shqipëri përgjatë një dekade?
Gjatë dhjetë viteve të fundit, investimet e huaja direkte në vend kanë kaluar një transformim të dukshëm si në sasi, ashtu edhe në strukturë. Në vitin 2014,......

Trump paralajmëron shkurtime masive - Mbyllja e qeverisë rrezikon shumë punonjës federalë dhe projekte
Presidenti amerikan Donald Trump tha se punonjësit federalë mund të pushohen nga puna dhe projektet të pezullohen nëse mbyllja e qeverisë vazhdon. Ai......

Çfarë parashikon reforma e re e tokës? - Hapet “drita jeshile”. Nga pronësia, tek kontrolli mbi degradimin
Problemet me pronësinë mbi tokën dhe fragmentimin e saj pritet të marrin zgjidhje. Komiteti Ndërministror i ngritur me qëllim avancimin e Reformës së......

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit - Cilat janë shërbimet më të përdorura nga qytetarët dhe bizneset?
Gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820.000 aplikime në pesë shërbimet më të përdorura në platformën shtetërore digjitale e-Albania. Nga këto, 295 mijë janë......

Karriera që nis nga bankat e shkollës - Ekspertja: Arsimi dual po përgatit breza më afër tregut të punës
Një formë e re arsimimi i jep një mundësi të frytshme për të ardhmen, për të rinjtë shqiptarë. Arsimi dual profesional, një sistem që ndërthur teorinë me......

BE kërkon masa urgjente për “stablecoins” - Diferencat në rregullore mund të kërcënojnë tregun financiar evropian
Organizata mbikëqyrëse e rrezikut financiar në Bashkimin Evropian ka kërkuar marrjen e masave urgjente për stablecoin-et (monedhat e qëndrueshme) që emetohen......

Britania ashpërson rregullat për emigrantët - Refugjatët humbin të drejtën automatike për bashkim familjar
Qeveria britanike ka njoftuar se nuk do t'u japë më automatikisht emigrantëve që kanë marrë azil të drejtën e vendbanimit të përhershëm dhe bashkimit......

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim - Caktohen tarifat, skema sipas 5 kategorive të automjeteve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e......