Shqipëria Postuar më 18 Shkurt 2026, 13:16

“Forcim i tregut të përbashkët rajonal dhe europian” - Ibrahimaj: Kthen Shqipërinë në pikë hyrëse për perëndimin dhe lindjen

Nga Fabjona Pasho

“Forcim i tregut të përbashkët rajonal dhe europian”

“Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII" ishte forumi ekonomik i mbajtur në Tiranë. Në fjalën e saj, ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj e konsideroi këtë Korridor strategjik për zhvillimin e logjistikës dhe forcimin e tregut të përbashkët rajonal dhe europian.

“Ky projekt është një mundësi strategjike për të riafitrmuar rolin tonë si nyje.  Pozicioni ynë gjeografik na vendos në një pikë kyçë. Nëpërmjet zhvillimit të porteve, infrastrukturës rrugore, hekurudhore, energjetike, Shqipëria, pa frikë mund të shndërrohet në një pikë të rëndësishme tranziti dhe shpërndarje. Një nga potencialet më të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit është zhvillimi I logjistikës dhe vetëm nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës ne mund të bëhemi njëpikë logjistike dhe hyrëse për evropën perëndimore dhe lindore. Ne kemi parë interesin e kompanive të ndryshme.

Zbatimi I këtij projekti është me ndikim të jashtëzakonshëm. Prej vitësh po punojmë për të forcuar tregun e përbashkët rajonal, si themel i hyrjes në tregun e përbashkët europian”, tha Ibrahimaj.

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, theksoi rëndësinë historike që ka pasur ky korridor, si dhe synimet për të zhvilluar më tej tregtinë.

“Korridori VIII nuk është një nismë e kohës ku jetojmë, por është një ripërshkrim I rrugës historike egnatia, për të ndihmuar transportin e mallrave,por edhe transportin e ushtrive. Ishte një corridor që mbeti I rëndësishëm përgjatë historisë.

Rëndësia e sotshme nuk është vetëm historike, por ekonomike, politike dhe gjeo-strategjik dhe ushtarak.

Qeveria shqiptare ka një strategji shumë të qartë për zhvillimin e këtij korridori. Nga njëra anë ne kryesisht fondeve buxhetore po synojmë zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj portuale. Zhvillimin e portit të ri në Porto Romano, me përdorim të dyfishtë, qoftë tregtar, qoftë ushtarak dhe po ashtu po synojmë zhvillimin e autostradës që do të lidhë portin e Durrësit me Qafën e Thanës. Ndërkohë, po bashkëpunojmë më partnerët ndërkombëtarë, për të zhvilluar hekurudhën shqiptare. Dy segmente jashtëzakonisht të rëndësishme: Vorë-Hani-Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, janë financuar nëpërmjet dy paketave, një fond që I afrohet gati 500 mln eurove. Tashmë është miratuar edhe në Kuvend hde përfshin kredi dhe grant.

Synimi është I qartë dhe I rëndësishëm. Synojmë lehtësimin e kostove, zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë, por gjithmonë e më shumë, ky do të jetë tashmë një korridor shumë I rëndësishëm për mobilitetin ushtarak”, tha Yzeiri.

Edhe pjesëmarrësit e tjerë në panel, vlerësuan rëndësinë e Korridoritt ë VIII dhe mundësitë ekonomike që do të krijojë finalizimi I tij.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat