“Forcim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë” - Mision i BE vlerëson përafrimin e kuadrit ligjor të vendit me acquis. Set rekomandimesh

Një mision i veçantë i Komisionit Evropian ka vlerësuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin e çmimeve, besueshmërinë e politikës monetare dhe funksionimin e tregjeve financiare. Ky ekip ndodhet për disa ditë në Tiranë, duke zhvilluar takime me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë si edhe me krerët më të lartë të shtetit.
Gjatë takimit me Guvernatorin u diskutua për hapat konkretë të përafrimit të kuadrit ligjor me acquis-në, dhe përforcimin e garancive të pavarësisë institucionale dhe financiare. “Banka e Shqipërisë mbetet plotësisht e angazhuar për të forcuar më tej pavarësinë dhe qeverisjen tonë institucionale, në përputhje me acquis-në të BE-së dhe praktikat më të mira evropiane”, u shpreh Guvernatori Sejko.
Në vlerësimet e fundit të Komisionit është nënvizuar rëndësia e vazhdueshme e forcimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, përfshirë përditësimin e plotë të Ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe harmonizimin e aspekteve të pavarësisë personale të drejtuesve me kërkesat e acquis-së.
Raportet kanë theksuar se objektivi kryesor i BSH-së është stabiliteti i çmimeve dhe se banka duhet të gëzojë pavarësi institucionale dhe financiare, por vihet në dukje se pavarësia personale e Guvernatorit mbetet vetëm pjesërisht e harmonizuar me acquis-në.
Pas takimeve në Tiranë, pritet që ekipi të përgatisë një paketë rekomandimesh që do t’i paraqiten Komisionit Evropian dhe më pas do t’u komunikohen autoriteteve shqiptare për veprime të mëtejshme, në funksion të përgatitjeve për anëtarësim.
Kosova, në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor - Pas shpërndarjes së Kuvendit, Presidentja Omani dekreton datën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 28 dhjetor 2025, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Vendimi......
Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale
Aplikacionet që përdorim çdo ditë pasqyrojnë qartë tendencat digjitale dhe mënyrën si lidhemi me teknologjinë. Edhe në Shqipëri, përdoruesit e pajisjeve të......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për evakuimin e qytetarëve dhe sigurimin e akseve rrugore
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
BE “thjeshton” rregulloren e IA - Propozimi i ri favorizon kompanitë amerikane të teknologjisë
Bashkimi Evropian ka prezantuar propozime të reja për të thjeshtuar rregulloret mbi inteligjencën artificiale dhe privatësinë. Këto masa kanë tërhequr......
Përfundon afati për garancinë sovrane në bujqësi - Cilat janë kriteret që kualifikojnë agrobizneset për financim deri në 250 mijë euro?
Aplikimet për Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane nga biznese në sektorin e bujqësisë, pranë bankave tregtare mbyllen më datë 20 nëntor 2025. Fermerët dhe......
Ndryshon faturimi i energjisë - ERE miraton udhëzimin e ri për të gjitha kategoritë e konsumatorëve
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që ndryshon mënyrën se si pasqyrohet konsumi i energjisë elektrike në faturat mujore të......
Cili qark kryeson për martesa? Lezha me numrin më të lartë për 1000 banorë, Berati në fund të listës
Panorama e martesave në Shqipëri paraqet dallime të qarta mes qarqeve, sipas të dhënave më të fundit të mbledhura për popullsinë dhe numrin e martesave.......
BE përgatit “stafin” e mbrojtjes - Synon të trajnojë 600,000 punëtorë për të luftuar mungesën e aftësive
Bashkimi Evropian deklaron se rreth 600,000 persona do të aftësohen ose riaftësohen për industrinë e mbrojtjes deri në vitin 2030, pasi sektori po has......





