Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2025, 18:42

Forcat e Armatosura shtojnë njësinë e re, quhet Komanda Kibernetike

Nga SCAN TV

Forcat e Armatosura shtojnë njësinë e re, quhet Komanda

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura. 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri Vengu shkruan se ky është finalizimi i një procesi disavjeçar. 

"KOMANDA KIBERNETIKE është elementi më i ri që i shtohet aparatit të #ForcavetëArmatosura, në përgjigje të kërcënimeve të reja të sigurisë dhe nevojës për të përmbushur edhe më mirë misionin e mbrojtjes së infrastrukturave tona kritike.
Finalizimi i një procesi disa vjeçar pune me mbështetjen e veçantë të SHBA , dhe fillimi i një kapitulli të ri bashkëpunimi, investimi dhe përkushtimi për forcimin e kapaciteteve tona!
Urime dhe suksese Gjeneral Hamdi Dodës në marrjen e detyrës si Komandant i parë i Komandës më të re të FARSH", shkruan Vengu. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat