“Forcat e Armatosura kërkojnë 350 marinarë” - Kolonel Nebiaj: Është rritur interesi nga të rinjtë. Ofrohet punësim edhe për IA
Që prej datës 19 shkurt janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Akademia Ushtarake ishte pjesëmarrëse në panairin “Work & Study”.
Kolonel Irena Nebiaj tregoi për SCAN TV interesin nga të rinjtë dhe fazën e rekrutimeve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
“Në Forcat e Armatosura po bëhen rekrutime me periudha. Periudha e parë përfshin deri në 300 vende. Për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndjekin programet e studimit, mund të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura duke u bërë ushtarë detarë. Aktualisht, kemi 350 vende të lira për rekrutimin e ushtarëve detarë” – shprehet kolonel Nebiaj.
Përveç rekrutimeve tradicionale, janë shtuar edhe fusha të reja studimi në shkencat ushtarake, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale.
“Është hera e tretë që Akademia jonë merr pjesë në këtë panair. Programet që ofrojmë përfshijnë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat e komunikimit në fushën e mbrojtjes. Interesi ka ardhur duke u rritur nga viti në vit; vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 1,200 aplikime për 70 kuota të disponueshme. Në ciklin e dytë, të rinjtë mund të zgjedhin edhe shkencat kompjuterike dhe inteligjencën artificiale” – tregon më tej kolonel Nebiaj.
Faza e parë e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura do të zgjasë deri në fund të marsit.
Sondazh

“Paga 2 mijë deri në 3 mijë euro” - Çelet panairi “Work&Study”, mbi 5000 vende të lira pune
Çelet për herë të 16-të panairi “Work & Study” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë panair marrin pjesë 80 biznese dhe mbi 25 universitete, që......

Pol i ri turistik në Sarandë - FSHZH hap tenderin 380 mln lekë, ndërhyrje te “Kodra e Gjashtës”
Zona e quajtur “Kodra e Gjashtës” në Sarandë do të kthehet në pol turistik. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me fond limit rreth 380 mln lekë,......

BERZH parashikon ngadalësim të ekonomisë - Faktorët ndikues janë kërkesa e dobët dhe pasiguria tregtare
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin ekonomik rajonal për vitin 2025 me 0.3 pikë përqindjeje, në krahasim me perspektivën......

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në janar 2025!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi përmes raportit të fundit të publikuar se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025......

Mbi 19 miliardë euro humbje - Bundesbank regjistron rezultatin më të keq në histori
Banka qendrore e Gjermanisë pësoi një humbje rekord prej 19.2 miliardë euro vitin e kaluar, duke shënuar pengesën më të fundit për ekonominë më të madhe të......

Një hap afër ekosistemit europian të inovacionit - Nga financimet, te mobiliteti. EIT, mbështetje për inovacionin në Shqipëri
EIT, Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë, pjesë e Horizon Europe zhvilloi “Info Day” lidhur me EIT për Universitetin e Tiranës, në përbërje të......

Depozitat shtohen me 771 milionë euro/ Kursimet në lekë u rritën 4 herë më shumë se ato në euro
Viti 2025 ka nisur me 1.39 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me muajin paraardhës, rritja......

Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit!
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paraqiti sot në seancën plenare të Kuvendit aktet normative të Këshillit të Ministrave që synojnë shtyrjen e vlefshmërisë......