Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2024, 18:27

Forca Rezerviste, Komisioni Ligjeve miraton projektin-Vëngu: 2100 forca deri në 2030, kostoja 1.6 miliardë lekë në vit !

Nga SCAN TV

Forca Rezerviste, Komisioni Ligjeve miraton projektin-Vëngu: 2100 forca

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin për organizimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë. Planifikohet që forcës së rregullt ushtarake të vendit ti shtohen edhe 2100 forca rezerviste të cilat do të jenë me pagesë. Paga e tyre është parashikuar në 4600 lekë në ditë. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu sqaroi se përmes kësaj nisme synohet të rritet forca ushtarake në dispozicion si për misione jashtë vendit ashtu edhe për përballimin e fatkeqësive natyrore.

“Një arsye që na ka shtyrë për ta sjellë këtë projektligj në kuvend është edhe situata e sigurisë kohët e fundit. Sipas planit deri në 2030, të kemi 2100 rezervistë, nëse nuk kërkojnë kushtet më shumë. Është parashikuar edhe përfshirja e rezervistëve në misione jashtë vendit. Benefitet e kësaj nisme ka të bëjë me rritjen e burimeve njerëzore, ka kosto më efektive pasi rezervistët janë me kohë të pjesshme dhe me kosto të ulët në raport me ushtarakun me kohë të plotë. Po ashtu rritet gatishmëria e mbrojtjes dhe shumëfishon forcat për misione apo angazhime në rastet e fatkeqësive”.

Sipas projektligjit kohëzgjatja e shërbimit rezervistë do të jetë nga 14-45 ditë në vit. Përllogaritet që kostoja e këtij program të shkojë 1.6 miliardë lekë në vit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat