Shqipëria Postuar më 26 Shtator 2025, 19:34

Forbes Global Properties edhe në Shqipëri, Rama: Vlera e pronës do jetë shumë herë më e lartë

Nga SCAN TV

Forbes Global Properties edhe në Shqipëri, Rama: Vlera e pronës

Forbes Global Properties rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point.

Në ceremoninë e rastit që u mbajt në Pallatin e Brigadave, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, që përcolli për të pranishmit këtë mesazh:

“Të shoh CEO që vjen këtu nga SHBA për të kremtuar këtë mbrëmje, është arritje mjaft e madhe. U çudita pak sepse kur ju ofrua përkthim nga shqipja në anglisht, refuzoi. Mësova se në fakt nuk ka lidhje me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash pse nuk deshe përkthim.

Dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju. Më e mira s’ka ardhur ende. Në të kundërt nuk do të kishit vënë këmbë në Shqipëri. Shqipëria sot është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë. Është mirë të dihet që ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite. Në një vend që ka përqindje më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94%, është diçka e jashtëzakonshme që vlera e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë”.

Edhe dy ditë më parë kreu i Qeverisë ftoi nga Vjena investotirët e huaj që të blejnë prona në Shqipëri, pasi sipas tij me anëtarësimin e vendit në BE, vlera e pronës do të dyfishohet.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat