Fondi total limit i prokuruar, 16.5% të PBB - Vitin e kaluar arriti në 402,3 trilionë lekë. Kryesojnë tenderët për mallra
Gjatë vitit të kaluar fondi total limit i prokuruar zinte 16.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ose në një vlerë prej 402,3 trilionë lekë. Referuar raportit vjetor të Agjencisë së Prokurimit Publik, vërehet së në 2024-ën ka një rritje të raportit të fondit total limit me PBB krahasuar me vitin 2023 kur ky raport ishte 6.7%. Kjo rritje e raportit të fondit total të publikuar me PBB, vjen si rezultat i rritjes së numrit total të procedurave të publikuara në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, e cila si pasojë sjell edhe rritje të fondit total limit të publikuar.
Prokurimi publik është një nga fushat kryesore të veprimtarisë shtetërore dhe një nga proceset më të rëndësishme në menaxhimin e financave publike.
Numri total i njoftimeve të kontratave të procedurave të prokurimit të shpallura gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2024 në sistemin e prokurimit elektronik, sipas tipit të kontratës, shërbim, mallra, punë, në faqen zyrtare të APP është 6,811 procedura.
Nga analiza e të dhënave për periudhën Janar-Dhjetor 2024 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë ato për prokurimin e mallrave me 3,789 procedura të shpallura në total, ose 56% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,796 në total, ose 26% dhe të punëve publike 1,226 procedura të shpallura në total, ose 18%.
Gjatë vitit 2024 ka një numër të rritur të procedurave të prokurimit të shpallura krahasuar me vitin 2023, konkretisht 1561 procedura më shumë.
Ndërkohë, fondin më të lartë të procedurave të shpallura sipas tipit të kontratës e zë fondi i procedurave të tipit “Punë Publike” me 68% të totalit, pasuar nga procedurat e tipit “Mallra” me 17% dhe “Shërbime” me 15%.
Sondazh

“SHBA, 45% mundësi të shkojë drejt recesionit” Goldman Sachs parashikon ulje të normave nga Fed për të nxitur ekonominë
Ekonomistët e Goldman Sachs rritën mundësinë e një recesioni dhe parashikuan që Rezerva Federale e SHBA-së mund të ulë normat e interesit më shpejt pas......

Rezerva valutore u zgjerua me 421 mln euro - BSH: Kursi i këmbimit ndikoi pozitivisht në 2024. Rreth 64% e saj ishte në euro
Gjatë vitit që lamë pas, rezerva valutore e Shqipërisë arriti në 6.2 miliardë euro. Në 2024 rezulton që ajo të jetë rritur me 421 milionë euro në krahasim me......

Nënshkruhet marrëveshja me BEI për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel......

Rama pret Kaja Kallas - Shefja e diplomacisë europiane vjen për herë të parë në Tiranë
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Për ta pritur në......

Mbi 17 mijë mjete nuk kalojnë kontrollin teknik - Automjetet e vjetra dalin nga qarkullimi, gati 2000 të çregjistruara
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- mars 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik......

Tatimet mbledhin 123 milionë euro më shumë - Janar-Mars 2024, rriten të ardhurat me 11.9%
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të......

Pse Turqia mendon se tarifat e Trump mund të jenë një avantazh për ekonominë e vendit?!
Turqia u godit me një tarifë bazë 10% në njoftimin e tregtisë së Presidentit të SHBA Donald Trump javën e kaluar, krahasuar me tarifat më të larta për shumë......

Pediatria e re e Specialiteteve/ Koçiu: Investimet kanë kuptim të plotë kur prekin jetët më të brishta!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale pamjet nga ambientet e reja në pediatrinë e specialiteteve në......