Fondi Social do të financojë 14 shërbime të reja - Rama: Sot mbështeten në mënyrë të organizuar rreth 65 mijë individë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prezantoi 14 shërbime të reja sociale të dedikuara për fëmijët dhe nënat në nevojë, fëmijët dhe të rriturit me aftësi ndryshe, të moshuarit, gratë dhe vajzat viktima të dhunës, si dhe për fëmijët pa kujdes prindëror.
I pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri Edi Rama, theksoi se sot Shqipëria mbështet në mënyrë të organizuar rreth 65 mijë individë përmes një rrjeti institucionesh dhe shërbimesh në nivel qendror dhe vendor.
Buxheti është gjithmonë e më domethënës sigurisht. Është rritur siç e tha ministrja 6 herë nga momenti kur ne kemi nisur këtë përpjekje. Është 17 % më i lartë këtë vit sesa vitin e shkuar, por buxheti nuk është e gjitha dhe nuk i thotë dhe as i zgjidh dot të gjitha. Kështu që për këtë arsye na duhet që këtë proces decentralizimi ta thellojmë, ta bëjmë më të konsoliduar dhe ndërkohë të rrisim patjetër edhe cilësinë e jetës nën strehët e kujdesit shoqëror.
Ne kemi nisur një proces në Tiranë me transformimin e kushteve për jetimoren e famshme, shtëpinë e përkujdesjes për fëmijë “Zyber Hallulli” në një fshat të përkujdesjes brenda qytetit natyrisht dhe me këtë frymë është mirë të shohim me bashkitë dhe të tjera mundësi për të krijuar hapësira komunitare të rëndësishme nga pikëpamja e kushteve dhe cilësisë.
Nga ana e tij, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se mbështetja e BE-së për mbrojtjen sociale në Shqipëri është nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor.
Po investojmë më shumë se 100 milionë euro përmes projekteve të BE-së për gjithëpërfshirjen dhe punësimin social. Këto plotësohen edhe nga Plani i Rritjes i BE-së, nga i cili Shqipëria ka marrë 100 milionë euro për të mbështetur zhvillimin e kapitalit njerëzor. Kemi mbështetur 41 bashki për të krijuar planet e tyre vendore sociale, me qëllim që të hartojnë reagimet e duhura për nevojat që kanë analizuar.
Duhet të ketë një harmonizim të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Duhet të ketë një rishikim të ligjit për përkujdesjen sociale për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Shqipëria mund të frymëzohet nga debatet që zhvillohen në BE. Duhet të përqendrohemi tek zbatimi: harmonizimi i legjislacionit me atë të BE-së është i rëndësishëm, por nuk mjafton pa zbatim. Duhet të ketë zbatim efektiv, që kërkon buxhet, burime të duhura njerëzore dhe sisteme të forta të përkujdesjes.
Risia më e rëndësishme e këtij procesi është shtrirja e shërbimeve në nivelin vendor dhe përfshirja aktive e bashkive, si një garanci për qëndrueshmërinë dhe eficiencën e tyre.
Kredi me 2% interes dhe 70% kolateral të mbuluar - Kush përfiton nga instrumenti i Garancisë Sovrane në bujqësi?
Fermerëve dhe agrobizneseve të cilët kanë një plan investimi në bujqësi, blegtori, agropërpunim, mekanizimin e bujqësisë, turizëm rural dhe akuakulturë......
Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të ndjekë një trend rënës duke regjistruar sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80.5 lekë......
Garancia sovrane në bujqësi, interes të ulët - Financat, Bujqësia dhe BSH, takim me bankat: Orientoni fermerët drejt skemës
Disa muaj pas hapjes së dritës jeshile të garancinë sovrane në bujqësi, ka nisur dhe interesi i biznese agro-përpunuese për të përfituar nga kjo skemë me......
Në Tiranë, 80% e banesave shiten 80 mijë-250 mijë euro/ Dinamika të reja në tregun imobiliar. Por, si ka nisur viti 2026?
Sipas studimit të Investropa, bazuar në të dhënat e mbledhura nga burime autoritative si Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, çmimi mesatar i një shtëpie në Tiranë......
Vendimet e legalizimit tashmë online në e-Albania - ASHK: Procedurë e shpejtë drejt titullit të pronësisë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale do t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në......
SHBA forcon lidhjet me Azerbajxhanin dhe Armeninë - Synimi, korridori i tranzitit “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, nënshkroi një partneritet strategjik me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Baku gjatë një vizite historike......
Zero hua për çelje biznesi në 2025/ Bizneset mbështeten te overdrafti, 42% e kredisë shkon për likuiditet
Në vitin 2025, kreditimi për bizneset në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë një vit më......
IA rrëmben investitorët, shitja e obligacioneve 20 mld USD - Alphabet financon shpenzimet në inteligjencën artificiale
Kompania mëmë e Google- Alphabet, bëri me dije për publikun e gjerë se ka shitur obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë në një ofertë me shtatë pjesë, duke......


