Fondi për digat, 132.5 mln lekë/ Rehabilitim për të parandaluar fatkeqësi natyrore, thirrja për projekte hapet brenda nëntorit

Rreth 132.5 mln lekë është buxheti i planifikuar për vitin 2026 për rehabilitimin e digave në të gjithë vendin. Fondi është pjesë e programit “Emergjencat Civile”, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe synon të mbështesë politikat kombëtare për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
Vlerësimi i projekteve që do të financohen bëhet nga Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i cili përfshin përfaqësues nga disa institucione, mes të cilave Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Thirrja për aplikime në Fondin për Digat do të hapet në nëntor 2025 dhe do të zgjasë deri më 15 shkurt 2026, ndërkohë që prioritet do t’u jepet projekteve që janë aktualisht në proces investimi, me mundësi rialokimi fondesh sipas ecurisë së punimeve.
Projektet e përzgjedhura do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave brenda datës 1 mars, ndërsa miratimi përfundimtar dhe përcaktimi i autoriteteve zbatuese do të bëhet deri më 15 mars 2026.
Sipas të dhënave nga Komiteti Kombëtar i Digave, në total numërohen 351 diga të mëdha, ndërkohë që numri i shfrytëzuesve të tyre është 67, duke qenë se një pjesë e tyre administrohen nga kompani private.
Buxheti 2026, Rama pensionistëve: Mos u shqetësoni, bonusi i fundvitit nuk do ju mungojë!
Buxheti i Vitit 2026 ka përparësinë kryesore pensionistët. Këtë e deklaroi kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e njësisë bashkiake numër 3 në......
Rreth 188 mijë vizita biznesi në 9 muaj/ Shqipëria rrit interesin profesional, ndërsa vizitat për arsye shëndetësore bien
Shqipëria po lakohet gjithnjë e më shumë në media si një destinacion që ia vlen të vizitohet, falë rritjes së ndjeshme të turizmit dhe imazhit pozitiv që......
Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë
Të vetëpunsuarve në Shqipëri, të ardhurat e të cilëve sigurohen nga më pak se 3 klientë, do tu ofrohet mundësia e deklarimit para drejtorisë tatimore......
Hiqet taksa infrastrukturës për ndërtimet publike/ 300 milionë lekë më pak nga bashkitë, qeveria garanton kompensim
Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshime në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, me synimin kryesor për të përjashtuar nga......
Microsoft, mbi 10 mld USD për “IA” në Portugali/ Parashikon dyfishimin e kapacitetit në 16 shtete evropiane deri në 2027
Microsoft planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në Portugali për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale (IA). Gjatë samitit në......
Britani, industria muzikore shënon shifrën rekord/ 8 miliardë paund të ardhura për ekonominë gjatë vitit 2024
Industria muzikore kontribuoi me një total rekord prej 8 miliardë paundësh në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2024, e nxitur pjesërisht nga turi......
Rama në “Cinque Minuti”: Marrëveshjet e mbrojtjes me Italinë, më të rëndësishmet
Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se......
Operacioni në Farkë, vijon kontrolli i lejeve të ndërtimit - Koçiu: Kush shkel rregullat futet në listën e zezë, nuk ka më të drejtë aplikimi
Vijon operacioni në Farkë për të evidentuar nëse çdo leje ndërtimi është në respekt të rregullave dhe çdo leje e miratuar po zbatohet siç duhet. Gjatë......





