Fondet e investimit, në ditët më të mira - AMF: Rritet me 11.8% numri i anëtarëve. Vlera neto e aseteve arrin në 55 mld lekë
Numri i anëtarëve në fondet e investimeve ka pësuar një rritje me 11.8% në krahasim me vitin e kaluar. Konkretisht, deri në shtator të këtij viti numërohen 36 mijë anëtarë në fondet e investimeve.
Në një hark kohor prej 6 vitesh, rritja më e madhe është regjistruar në vitin 2021, ku u arrit një shifër rekord prej 38 mijë anëtarësh në nëntë muaj. Tregu i investimeve ka pasur një ecuri të mirë në nëntëmujorin e parë, megjithatë mbetet për t'u parë nga shifrat e muajve të fundit nëse ky vit do të thyejë rekordin e 2021-it.
Nga statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rezulton se vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 55.83 miliardë lekë ose (565 milionë euro) me një rritje prej 5.5 miliardë lekë ose 11.03%, krahasuar me 2023-in.
Tregu i fondeve te investimeve me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike, u dominua kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 83.37%, ndërsa 6.01% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.
Në vendin tonë operojnë 16 fonde të investimeve, të cilat administrohen nga vetëm 6 shoqëri. Të dhënat tregojnë se këtë vit është shtuar edhe një fond i ri investimi. Bankat e nivelit të dytë dhe kompanitë e sigurimit janë shoqëritë që menaxhojnë pjesën më të madhe të këtyre fondeve.
Një numër më i lartë fondesh në raport me numrin e shoqërive administruese, tregon se një shoqëri zotëron më shumë se një fond investimi. Kjo është e vlefshme sidomos në rastin e bankave.
Fondet e investimit konsiderohen me një profil të ulët rreziku për sa i përket investimit të parave dhe zakonisht funksionojnë përmes blerjes së kuotave nga ana e indivdëve që duan të jenë pjesë.
Qytetarët që nuk kanë njohuri të mjaftueshme se si mund të investojnë individualisht në bono thesari dhe obligacione ose nuk duan të përfshihen drejtpërsëdrejti në këtë proces, i drejtohen zakonisht fondeve të investimit, të cilat i investojnë paratë e klientëve të tyre në tituj shtetërorë dhe garantojnë një kthim fitimi të sigurt.
Sondazh

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të......

Vendosen çmimet e reja të banesave në treg - Rishikohet bregdeti! Cilat bashki kanë rritjen më të lartë?
Qeveria ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave në treg, sipas zonave kadastrale për 61 bashkitë në vend, të cilat rezultojnë me......

Greqia eksporton 1/3 e energjisë në vendet fqinje - Deri në 2GW, ndërsa qeveria përballet me rritje të çmimeve
Greqia është bërë një eksportuese neto e energjisë elektrike, duke siguruar deri në një të tretën e prodhimit ditor për vendet fqinje. Sipas Ministrisë së......

Rumanisë dhe Bullgarisë i jepet anëtarësim i plotë në Shengen, por me një paralajmërim!
Udhëtimi i përbashkët i Rumanisë dhe Bullgarisë për t'u bashkuar me Zonën Shengen pa pasaporta përfundoi të enjten në mëngjes pasi ministrat e brendshëm nga......

Ministrat e BE-së arrijnë kompromis për kuotat e peshkimit për Mesdheun!
Ministrat e peshkimit të BE-së arritën një marrëveshje për kufijtë e peshkimit për vitin 2025, pasi dy ditë diskutimesh në Bruksel përfunduan të mërkurën......

Një start-up britanik dëshiron të rivendosë akullin e humbur të Arktikut me dronë nënujorë!
Ekipi i studiuesve dhe inxhinierëve nga Qendra për Riparimin Klimatik të Universitetit të Kembrixh, në bashkëpunim me startupin britanik Real Ice, po......

Biden miraton memorandumin e sigurisë kombëtare për të udhëhequr administratën Trump mbi kundërshtarët!
Presidenti Joe Biden ka miratuar një memorandum të klasifikuar të sigurisë kombëtare, i krijuar për të shërbyer si një udhërrëfyes për administratën e......

Anëtarësimi, BE: Presim zbatimin e reformave/Gonzato: S’ka kthim për “drejtësinë”. Rama: Ishte vullnet i qeverisë. Spiropali: Sfidë, korrupsioni
Bashkimi Evropian pret zbatimin e reformave për arritjen e afateve ambicioze të vendosura nga vetë qeveria për integrimin brenda 2030, ndërkohë që......